21:16 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prezantimi i projektit të HEC-it të Skavicës/ Rama: Financim i plotë nga shteti, ishte një ëndërr në sirtar

13:25 | 03/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prezantimi i projektit të HEC-it të Skavicës/ Rama: Financim i plotë nga shteti, ishte një ëndërr në sirtar

Gjatë prezantimit të projektit të HEC-it të Skavicës, me ministren e infrastrukturës, Belinda Balluku, kryeministri i vendit Edi Rama tha se financimi do të bëhet 100% nga shteti. Rama u shpreh se ky është një projekt madhor i cili që në vitet ’60 ka mbetur një ëndërr në sirtar sepse qeveritë e tjera e kanë përdorur Skavicën si premtim elektoral.

“Në një hark të shkurtër i rikthemi një tjetër projekti madhor. Shija e sotme është e ndryshme një shijë shumë veçantë, pasi bëhet fjalë për një ëndërr në sirtar. Që në vitin 1963 është skicuar plani. Skavica mbeti thjesht një plan i parealizuar. U bë një përpjekje në 2005, por rezultoi një flluskë sapuni. Në 2008 hapi një tender qeveria e mëparshme ku morën pjesë 6 kompani të huaja, në 2009 duhej shpallur fituesi por nuk u bë.

Ne e kthyem Skavicën në tavolinë dhe në vitin 2017 në samitin e Triestes u miratua si një ndër projektet prioritet të procesit të Berlinit. Ne u pozicionuam për të ndjekur me përparësi këtë rrugë duke garantuar jo thjesht financimin por edhe cilësinë e tij. Faktikisht sic e tha dhe ministra projekti u pranua dhe ne kemi nje pamje te detajuar nga një kompani me një biografi të njohur botërisht, kompania Franceze. Më vjen shumë mirë që kjo qeveri do të nisë punën pas 40 vitesh për një hidrocentral të madh. Kemi vendosur këtë vepër të madhe ta financojmë nga burimet e shtetit. Shumë vite më parë një inxhinier i njohur më patë thënë që kaskada e Drinit pa Skavicën është si një tufë delesh pa bariun.” tha Rama.

Ndër të tjera kryeministri u shpreh se ky projekt do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm në askpetin ekonomik.

“Nga ana tjetër është e padyshimtë që kjo vepër do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm në aspektin ekonomik Natyrisht që të jemi të qartë Skavica nuk do ta bëjë Shqipërinë një superfuqi. Këto janë gjëra që ne nuk i arrimë dot, pasi ne nuk jemi të dytët pas Gjermanisë. Brenda vitit shpresoj të kemi kantierin ne kemi të gjitha arsyet për të qenë shumë optimist për vitin e ardhshëm. ” përfundoi Rama.

Etiketa: belinda ballukuedi ramaprojekt
Pas

OFL “godet” në Tiranë dhe Kavajë, kush janë katër të fortët që duhet të deklarojnë pasurinë

Para

E rëndë/ E reja shtatzënë pi helm dhelpre dhe hídhet nga dritarja, përfundon me úrgjencë në spitalin e Traumës

Para
Dy aksidente njëri pas tjetrit në Krujë, fëmija 8-vjeçar dërgohet me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak

E rëndë/ E reja shtatzënë pi helm dhelpre dhe hídhet nga dritarja, përfundon me úrgjencë në spitalin e Traumës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.