02:09 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prezantohet ‘EU4Migration’, Gonzato: Emigracioni, përgjegjësi e përbashkët! Projekti mbështet përpjekjet e Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit

10:49 | 18/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prezantohet ‘EU4Migration’, Gonzato: Emigracioni, përgjegjësi e përbashkët! Projekti mbështet përpjekjet e Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit

Ministria e Brendshme, delegacioni i BE në Tiranë si dhe IOM & UNHCR prezantuan projektin “EU4Migration”, i cili ka për synim menaxhimin e migracionit dhe azilit në mënyrë efektive dhe transparente. Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, gjatë fjalës së tij, theksoi se projekti do të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve institucionale, përmirësimin e mekanizmave operativë si edhe rritjen e koordinimit mes të gjithë aktorëve të përfshirë në menaxhimin e migracionit.

Gonzato theksoi se mbështetja e dhënë përmes këtij projekti është pjesë e angazhimit më të gjerë të BE ndaj Shqipërisë dhe rithekson përkushtimin për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

“Kjo është një dëshmi konkrete e partneritetit që ekziston mes Shqipërisë dhe BE-së, një partneritet që është i fortë në praktikë.”, theksoi Gonzato.

Projekti mbështet një sërë objektivash dhe angazhimesh politike të ndjekura nga qeveria shqiptare, përfshirë zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Migracionit 2024–2027, e cila është në përputhje me standardet dhe prioritetet e BE-së.

“Ky projekt do të ndihmojë gjithashtu në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të shënuar përparim në procesin e anëtarësimit, siç u theksua nga zëvendësministri z. Andi Mahila gjatë mbledhjes së parë të Komitetit Drejtues. Është e rëndësishme që aktivitetet e këtij projekti të marrin përparësi. Mbështesim objektivat specifike që burojnë nga negociatat e anëtarësimit, në mënyrë që të arrihet progres urgjent. Megjithatë, dua të theksoj se ky projekt është këtu për të ofruar mbështetje, pjesa më e madhe e punës, përfshirë hartimin e mëtejshëm ligjor, sigurimin e funksionimit të mirë të shërbimeve përkatëse dhe ndarjen e mjaftueshme të buxhetit, duhet të realizohet para së gjithash nga autoritetet shqiptare.”, theksoi më tej ambasadori.

Ndërkohë, zëvendës ministri i Brendshëm Besfort Lamallari theksoi se:

“Rëndësia strategjike e projektit lidhet ngushtë ku fokusi do të jetë të ngritja e kapaciteteve operacionale për fluket emigratore, zhvillimin e mekanizmave të koodinuar për parandalimin në raste të rritje të flukseve. Ky projekt do të kontribuojë edhe në rritjen e kapaciteteve që lidhet me luftën kundër kontrabandimit të emigrantëve. Asistenca do të jetë tepër e vyer dhe objektivat e qeverisë në funksion të anagazhimeve të ndërmarra, për garantimin e të drejtave dhe lirive të emigrantëve dhe refugjatëve do të bëhen në realitet në përputhje të plotë me standartet e BE. “, tha Lamallari.

Pas

Sulmi rus në Ukrainë/ Thellohet bilanci i viktimave, 21 të vdekur dhe 120 të plagosur

Para

Armë zjarri, mbi 2200 fishekë dhe granata/ Gjendet arsenal armësh në një banesë në Vlorë, ishin fshehur në…

Para
Armë zjarri, mbi 2200 fishekë dhe granata/ Gjendet arsenal armësh në një banesë në Vlorë, ishin fshehur në…

Armë zjarri, mbi 2200 fishekë dhe granata/ Gjendet arsenal armësh në një banesë në Vlorë, ishin fshehur në…

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.