Rita Ora e ftuar në një ndër emisionet më të ndjekura në Amerikë, është befasuar nga prezantuesja Wendy Williams në nisje të bisedës mes tyre pasi kjo e fundit ka bërë simbolin e shqiponjës me duart e saj.
Pas saj edhe Rita menjëherë ka bashkuar duart për të bërë shqiponjën duke shpjeguar edhe faktin se ky është simboli me të cilin ne shqiptarët njihemi dhe indentifikohemi. Po ashtu, Rita ka thënë se ajo është shqiptare dhe ndihet tepër e lumtur që vendi ynë po përmendet e po njihet çdo ditë e më shumë nëpër botë.