Neglizhenca ndaj seksit të sigurt nga ana e islandezëve dhe vizitat e shumë të huajve kanë çuar në vendin që ka shkallën më të lartë të sifilisit dhe klamidisë në Evropë, thonë mjekët duke nxitur masa drastike për të frenuar krizën.
Shefi i Epidemiologjisë i Islandës Thorolfur Gudnason sugjeroi që kondomët të shpërndahen në shkollat islandeze.
Ka shumë njerëz kundër kësaj ideje, sidomos prindër. Por ne duhet të kemi një diskutim të hollësishëm për këtë dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndaluar përhapjen e këtyre sëmundjeve, të cilat mund të jenë shumë serioze.
“Burrat dhe gratë nuk janë të kujdesshëm në lidhje me seksin …. ata nuk janë ‘duke përdorur prezervativë’, tha Gudnason për televizionin shtetëror.
“Ky është në fakt i vetmi shpjegim” për rritjen drastike të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme në një vend të vogël ishull me 360,000 njerëz, tha ai.
Islanda aktualisht ka shkallën më të lartë të sifilizës në kontinent për frymë në 15.4 raste për 100,000 individë, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
“Sifilizi kryesisht shfaqet tek burrat, meshkujt homoseksualë” si në shumicën e vendeve të tjera, theksoi Gudnason, duke shtuar se “rritja kryesisht është shpjeguar nga lëvizja e njerëzve të huaj në Islandë “.
“Frekuenca e klamidisë është e lartë, ndoshta më e larta në Evropë,” tha epidemiologu. Sëmundja prekte kryesisht të rinjtë e moshës ndërmjet 18 dhe 25 vjeçare, shtoi ai. RT/ Faxweb.al
Discussion about this post