27-vjeçari i martuar me priftin 81-vjeçar që vdíq muajin e kaluar, është shfaqur në këtë mëngjes për të mbrojtur veten kundër akùzave se ai është ‘një gërmues ari’, pasi ka marrë në dorë paratë e burrit të tij të ndjerë. Florin Marin u martua tre vjet më parë me Philip Clements, një famullitar në pension i Kishës së Anglisë.
Marin tha se ai ishte jashtëzakonisht i trishtuar kur Klementi ndërroi jetë i vetëm në një spital në Bukuresht, por shtoi se dy ditë zie ‘është e mjaftueshme’, dhe se Clements nuk do të dëshironte që ai të ishte i trishtuar.
“Filipi ishte një zotëri i shkëlqyeshëm, një njeri me respekt dhe sjellje të mirë. Kam mësuar shumë gjëra në pesë vjet nga Filipi. Mësova të jem një zotëri, ashtu si shumica e anglezëve janë, dhe kjo ishte tërheqëse” tha Marin duke folur nga shtëpia e tij rumune.
Pas vdèkjes së Klementit, Marin i kaloi e gjithë trashëgimia dhe pasuria e priftit 81-vjeçar.