Modelja e njohur Afëdrita Dreshaj së fundmi i ka dhënë fund beqarisë. Ajo dhe bashkëshorti i saj Jakub, kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni përrallore në Miami. Mes shoqërisë së Jakub-it, ishin edhe miqtë shqiptarë të Afërditës.
Të shumta kanë qenë urimet dhe nga personazhet e showbiz-it shqiptarë. Një ndër to ishte dhe blogeri i njohur Olti Curri, ku përveç urimit, ka evidentuar dhe një detaj gjatë ceremonisë së kurorëzimit të modeles.
Ai ka postuar një foto ku shihet Afërdita bashkë me Jakub dhe priftin në mes teksa bëjnë betimet. Por Oltit ka vënë re: mënyrën sesi prifti po e sheh modelen shqiptare.
“Aferdita te trashegohet… po ky tipi qe e sheh kaq i perveluar kush eshte? Ky qenka gati per treshe…”,-shkruan Olti në profilin e tij të Facebook.
(M.Q/Faxweb)