06:03 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Princesha e Uellsit përparim me kurën ndaj kancerit, merr pjesë në ceremoni të shtunën

08:35 | 15/06/2024
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Princesha e Uellsit përparim me kurën ndaj kancerit, merr pjesë në ceremoni të shtunën

Princesha e Uellsit njoftoi të premten se po bën përparim të mirë me kurën ndaj kancerit dhe se do të marrë pjesë të shtunën në paradën ceremoniale për nder të ditëlindjes së mbretit Charles III. Kjo është hera e parë që princesha Kate shfaqet në publik që kur u mësua diagnoza e saj.

Bashkëshortja 42-vjeçare e princit William nuk është shfaqur në publik gjatë këtij viti. Ajo njoftoi më herët në muajin mars se po bënte kimio-terapi për një lloj kanceri, për të cilin nuk dha detaje.

“Po bëj përparim të mirë, por siç mund ta dijë çdokush që ka bërë kimioterapi, ka ditë të mira dhe ditë të këqija”, tha princesha Kate nëpërmjet një deklarate të premten, duke shtuar se i kanë mbetur edhe “disa muaj të tjerë” kurimi.

“Pres me padurim të ndjek paradën për ditëlindjen e mbretit këtë fundjavë me familjen time dhe shpresoj se do të jem edhe në disa aktivitete publike gjatë verës, por gjithnjë duke e ditur se nuk e kam kaluar ende rrezikun”, tha princesha Kate.

Ky njoftim është një moment i rëndësishëm, megjithëse nuk parashikon një rikthim të plotë të princeshës Kate tek funksionet e saj publike. Pallati mbretëror qarkulloi një fotografi të princeshës Kate, të marrë më herët këtë javë në pallatin Windsor, ndërsa ajo qëndron pranë një peme, me veshje të thjeshtë, xhinse dhe xhaketë.

Pallati mbretëror tha se mbreti e priti me kënaqësi lajmin për pjesëmarrjen e princeshës. Parada për ditëlindjen e mbretit mbahet çdo vit në muajin qershor. Mbreti Charles, i cili gjithashtu po kurohet për një lloj kanceri për të cilin nuk dihen detaje, pritet të mbikqyrë ceremoninë, gjatë së cilës forcat ushtarake parakalojnë me veshje ceremoniale dhe flamuj.

Princesha Kate pritet të udhëtojë me një karrocë me kuaj nga Pallati Buckingham së bashku me fëmijët: princin George, 10 vjeç; princeshën Charlotte, 9 vjeç; si dhe princin Louis, 6 vjeç. Ajo mund të marrë pjesë edhe tek shfaqja tradicionale e anëtarëve të familjes mbretërore në ballkonin e pallatit Buckingham.

Pas

Policia e Kosovës konfiskon 30 armë në veri të vendit! Dyshime se janë të pjesëtarëve të sulmit në Banjskës

Para

Kushte të qëndrueshme atmosferike, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Para
Temperaturat arrijnë deri në 26 gradë, mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

Kushte të qëndrueshme atmosferike, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.