Princi i vogël George në ditën e parë të shkolllës është shoqëruar vetëm nga babai i tij Princi William, pasi nëna e tij shtatzënë, dukeshja e Kembrixhit, Kate Middelton është e shtrirë në shtrat për shkak të sëmundjes.
Me një bluzë blu me logo të kuqe, pantallona të shkurtra blu, çorape dhe këpucë, kështu ka shkuar i veshur në shkollë princi i vogël.
William mbajti dorën e djalit të tij fort ndërsa iu afruan derës. Këtë gjë bëri 30 vjet më parë edhe nëna e tij Pincesha Diana, në ditën e parë të tij të shkollës.
Nëna e tij krenare, Kate kishte shpresuar të ishte aty, por ishte thjesht shumë e dobët, pasi ajo po vuan nga Hyperemesis Gravidarum, gjë që mund të shkaktojë që të sëmurët të vjellin deri në 50 herë në ditë. Princi do të njihet si George Cambridge për shokët e tij të klasës, tha sot Kensington Palace. Më poshtë kemi foto dhe vidot nga dita e parë e shkollës së princit. (J.V/Shuplaka)