Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur princin e Monakos Alberti i II është pritur në një ceremoni shtetërore.
Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II, Princi i Monakos do të zhvillojë në datat 16-17 tetor 2018, një vizitë shtetërore në vendin tonë.
Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrive të Jashtme të të dy vendeve.
Po kështu do të nënshkruhet dhe një marrëveshje financimi mes Fondacionit të Princit Albert II të Monakos dhe Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Vlorës e Shoqatës “Pisha Flamur” për mbrojtjen e burimeve natyrore.
(B.H/Faxweb)