Mediat amerikane raportojnë se princi saudit Mohammed bin Salman iu është drejtuar Shteteve të Bashkuara se gazetari i vrarë, Jamal Khashoggi ka qënë një islamist i rrezikshëm.
Sipas mediave amerikane një qëndrim të tillë princi Salman e ka mbajtur edhe gjatë një bisede telefonike me Shtëpinë e Bardhë, ku është shprehur se Khashoggi është zhdukur përpara se Arabia Saudite të pranojë se e ka vrarë atë.
Kujtojmë se më herët Mohammed bin Salman ka thënë se krimi ka qenë i dhimbshëm për të gjithë sauditët. Ndërkohë gjatë bisedës telefonike me dhëndrin e presidentit amerikan, Jared Kushner si edhe me këshilltarin amerikan për Sigurinë Kombëtare John Bolton, princi saudit ka thënë se Khashoggi ka qenë anëtar i organizatës islamike “Vëllazëria Myslimane”, rapartoi Washington Post.
Arabia Sudite nga ana e saj e ka mohuar se familja mbretërore ka qenë e përfshirë në rast dhe ndërkohë për këtë rast ajo ka treguar “përkushtim për të zbuluar faktet”.
Trupi i gazetarit të Washington Post Jamal Khashoggi nuk është gjetur ende. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia dhe Arabia Saudite janë pajtuar në një pikë duke shprehur bindjen se ai është vrarë në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor të këtij viti.
Khashoggi, gazetari saudit që ka punuar për mediat amerikane, është njohur si kritik i udhëheqjes saudite.
Një bashkëpunëtor i tij, ende i paidentifikuar ka zbuluar se Khashogi do të botonte të dhëna se ushtarët sauditë kanë përdorur helme të forta kimike si fosfori i bardhë në luftën në Jemen.
“Jam takuar me Khashoggin një javë para vrasjes së tij në konsulatë. Ishtë shumë i shqetësuar, më tha se ka siguruar dëshmi se Arabia Saudite ka përdorur fosfor të bardhë në luftërat kundër Hutive në Jemen”, – ka thënë një prej bashkëpunëtorëve të gazetarit.
Dyshimet janë që ai është vrarë me 2 tetor në Konsullatën Saudite në Stamboll por trupi i tij ende nuk është gjetur. Vrasaja e Khashogit ka ngjallur mjaft polemika në politikën ndërkombëtare e sidomos midis SHBA-ve, Turqisë dhe Arabisë Saudite.
(F.GJ/FAXWEB.AL)