14:43 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prindërit e nxënësve të “Gustav Mayer” në protestë, bashkia nisi rikonstruksionin në mes të vitit arsimor (kundërdeklaratat)

14:07 | 14/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prindërit e nxënësve të “Gustav Mayer” në protestë, bashkia nisi rikonstruksionin në mes të vitit arsimor (kundërdeklaratat)

Erion Veliaj, shkolla "Gustav Mayer"

Prindërit e shkollës 9-vjeçare “Gustav Mayer” kanë paralajmëruar sërish protestë ditën e sotme për të kundërshtuar transferimin e procesit mësimor për fëmijët e tyre në dy shkolla të tjera.

Shkak për këtë transferim është bërë rikonstruksioni i palestrës së shkollës, por sipas prindërve ky rikonstruktim mund të shtyhej përgjatë sezonit veror. Ndërkaq Bashkia ka dhënë një sqarim për mediat ku bën të ditur se ky rikonstruksion, i cili do të zgjasë për një periudhë kohore deri në 6 muaj, është i domosdoshëm për shkak të nevojës për ndërhyrje në sistemin qendror të ngrohjes, nyjeve sanitare dhe kushteve të palestrës.

Prindërit e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Gustav Mayer” kanë nisur protestën e tyre për zhbërjen e këtij vendimi nga ana e Bashkisë së Tiranës. Në një denoncim të ardhur për Fax News nga një prind thuhet se:

“Mbyllet shkolla fillore në mes të shkurtit e nxënësit shpërndahen nëpër shkolla të tjera ku natyrisht mësimi është me 2 e 3 turne (edhe turn i trete per klasat fillore nuk kisha degjuar).

Arsyeja është rikonstruksioni i palestres se shkolles, rikonstruksion i parashikuar te zgjase 2 muaj(!) Pra sorollaten nja dy muaj fëmijët, bëjnë e nuk bejnë mësim, që pastaj të bëhet një inagurim bukur-bukur! Për këtë prindërit njoftohen 2 ditë përpara me nje letër bakalli që ia kanë lënë në dorë fëmijëve në fund të mësimit!

Pse nuk behen këto punime gjatë pushimeve të verës qershor-korrik-gusht? Pse kjo arrogancë komunikimi me prindërit? Pse nuk del askush të sqarojë, të diskutojë e të gjendet një rrugë e përshtatshme për të gjithë?”

Por megjithëse prindërve u është thënë që punimet do të zgjasin vetëm dy muaj, në sqarimin për mediat që bën bashkia lidhur me protestën thuhet se rikonstruksioni do të zgjasë deri në 6 muaj në mënyrë që shkolla e rikonstruktuar të çelë dyert për nxënësit e saj në shtator 2019, duke shtuar se punimet mund të mbarojnë në muajin Maj-Qershor (pra pas rreth 2 muajsh siç janë njoftuar prindërit nga drejtoria e këtij institucioni).

Ndërkaq kujtojmë se kjo shkollë është inauguruar me shumë bujë nga ai vetëm dy vjet më parë.

Vetë prindërit denoncuar theksojnë me jo pak ironi:
“Sado i bukur të jetë parashikuar inagurimi pas dy muajsh, kjo lavdi e përkthyer në vota nuk do të ndodhë. Sa për kujtese është e njëjta shkollë që Lali Eri e ka promovuar shumë bukur dy vjet më pare”– shkruan një prind, duke ju referuar postimit të kryebashkiakut Veliaj dy vite më parë, i cili e promovonte me mjaft entuziazëm inagurimin e shkollës.(Shiko këtu)

Fax News intervistoi dhe drejtoreshën e shkollës “Gustav Mayer”,  Klotilda Jaupaj në lidhje me këtë çështje e cila u shpreh se po merre masat për lirimin e ambienteve të shkollës dhe sistemimin e nxënësve në shkollat e tjera. Sipas saj ndërhyrja do të bëhet pasi ky është dhe vlerësimi i ekspertëve për gjendjen e godinës.

“Unë jam autoriteti që zbatoj atë çfarë më thonë institucionet duke mbajtur parasysh interesat e shkollës. Në këtë moment shkresa që ka ardhur nga DAR është që të kryhen rikonstruksione. Është vlerësuar nga ekspertë për t’u kryer rikonstruksione, unë nuk jam eksperte. Deri në 31 dhjetor është punuar në sistemin e ngrohjes. Këtë nuk e vlerësoj unë, unë delegoj problematikën.

Me këto prindër është komunikuar në mënyrë të vazhdueshme. Kryetarët e këshillit të prindërve janë vënë në dijeni se shkolla është në fazën e projektimit dhe pritet të hyjë në rikonstruksion. Shkolla është në rritje të vazhdueshme të numrit, pasi është populluar nga çifte të reja.”- shprehet drejtoresha  Klotilda Jaupaj për Fax News.

Prindërit e nxënësve të shkollës “Gustav Mayer” janë shprehur se sot do të protestojnë sërish në orën 18:00 para ambienteve të kësaj shkolle derisa Bashkia të tërhiqet dhe të lejojë vijimin normal të procesit mësimor për fëmijët e tyre.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: Erion Veliajprinderitshkolla gustav mayer
Pas

E tepron këngëtarja shqiptare, poston foto të nxehtë nën një kryq

Para

FOTO/ Dyshohet se masakroi kunatën, kush është Dashamir Xhepa

Para
FOTO/ Dyshohet se masakroi kunatën, kush është Dashamir Xhepa

FOTO/ Dyshohet se masakroi kunatën, kush është Dashamir Xhepa

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkodër/ Asgjësohen 1233 bimë kanabisi, nis hetimi ndaj specialistit të pyjeve dhe rojës mjedisore

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite shtyn vizitën në Bregun perëndimor, pas ndërhyrjes së Izraelit

Tragjike në Gjermani! Avioni privat përplaset me një ndërtesë, dy persona humbin jetën

Zbulohen parcela me mijëra bime kanabis në Shkodër, policia i asgjëson përmes djegies! Procedohen specialisti i pyjeve dhe roja mjedisore

Hapet sezoni turistik në bregdetin e fierit, “Festa e Valëve” në Darëzezë mbledh dhjetëra pjesëmarrës

Gastronomi, kulturë dhe argëtim/ Rikthehet Festa e Midhjes në Ksamil

I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

Siguria shëndetësore gjatë sezonit turistik, Koçiu: Kontrolle të vazhdueshme për kushtet higjieno-sanitare

Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Kisha është e plagosur, jini të besueshëm

Anëtarët e PD në KAS rrëzuan kërkesat e kandidatëve të opozitës, Berisha: Vepruan sipas ligjit, e ndalon kodi zgjedhor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.