Prindërit e nxënësve të shkollës Gustav Mayer pas takimit që kanë zhvilluar në Bashkinë e Tiranës kanë arritur një marrëveshje, e cila konsiston në zgjatjen e afatit të nisjes së punimeve për rikonstruksionin në godinë.
Përfaqësia e prindërve dhe Bashkia e Tiranës kanë rënë dakord që nisja e punimeve të bëhet në datën 1 Maj, dhe fëmijët të zhvendosen në shkolla të tjera vetëm për një periudhë 1 mujore.
“Bashkia do të shtyjë fillimin e punimeve për datën 1 Maj. Ne kemi dy muaj kohë që të përgatisim fëmijët, si dhe koha do të jetë më e ngrohtë. Mësimi do të vijojë deri në 1 Maj, më pas do zhvendosemi në shkollat respektive, dhe në datën 1 Shtator do të rikthehemi në shkollën Gustav Mayer”,u shpreh një prej prindërve.
Prej tre ditësh prindërit kanë protestuar dhe padyshim kjo është fitorja e tyre ndaj vendimit arbitrar të Bashkisë së Tiranës. (LEXO KËTU)
(E.K/FAXWEB.AL)