Një djalë 5 vjeçar që u dogj për vdekje nga prindërit e tij, u mbante i mbyllur në një kafaz macesh nga prindërit e tij. Prindërit e vogëlushit, Azlin Arujunah dhe Ridzuan Mega Abdul Rahman, të dy 27 vjeç, akuzohen se derdhën ujë të valuar mbi djalin e tyre në shtëpinë e tyre në Singapor 3 vite më parë.
Gjatë ditës së parë të gjykimit të tyre, gjykata dëgjoi se 5-vjeçari ishte mbajtur në një kafaz macesh dhe u torturua me lugë të nxehtë dhe pincë për muaj të tërë para se të vdiste.
Vdekja e tij u shkaktua nga një goditje në kokë dhe derdhje e ujit të nxehtë 92 gradë celsius në trup.
Mjeku Chan Shijia që ekzaminoi kafazin tha se djali mund të ishte gërvishtur nga shufrat metalike ndërsa lëvizte brenda tij.
Fotot e trupit të djegur të djalit dhe prerjet në trupin e tij, përfshirë dëmtimet në fytyrë dhe kokë, ju treguan gjykatës me një video.
Ndër listën e dëmtimeve të tmerrshme ishin djegie të shkallës së dytë dhe të tretë që mbulonin 75% të trupit të djalit, lëndime akute të veshkave, dehidratim, hundë të thyer, prerje në fytyrën e tij dhe vonesë të të folurit.
Fëmija, i cili nuk është identifikuar për shkak të një urdhri gjyqësor, vdiq vetëm një ditë pasi u dërgua në spital.