Një protestë e pazakontë është zhvilluar ditën e sotme pranë drejtorisë Arsimore në Elbasan, ku disa banorë kanë protestuar për cilësinë e mësimdhënies.
Kryetari i Këshillit të prindërve u shpreh para mediave se po protestojnë, pasi sipas tyre mësuesi është pa arsimin përkatës dhe me mbështetje partiake dhe nxënësit nuk kanë rezultate në mësime.
“Unë jam kryetari i Këshillit të prindërve në shkollën “Paper Sollak” e cila gjendet në njësinë administrative Paper, Bashkia Elbasan.
Na thirrën në shkollë si prindër dhe thanë fëmijët janë zero në mësim. Me mësuesit që janë në atë shkollë janë pa arsimin përkatës dhe dihet që fëmijët nuk do të dalin mirë. Dhe bëmë një kërkesë që të vinte një mësues me shkollë përkatëse. Por siç duket nga krahu partiak ato e mbrojtën mësuesin. Ne duam të dimë nëse këta mësues janë me shkollë përkatëse, pasi nxënësit janë zero.
Në kërkojmë nga drejtoria Arsimore që të verifikohet nëse këta mësues kanë arsimin përkatës, në të kundërt të hiqen nga puna. Përndryshe ne si fshat do të vazhdojmë dhe më lart.
Ndërkohë drejtori i Arsimit, Alqi Çabiri nuk dha një prononcim për gazetarët, por ftoi qytetarët që të vijnë dhe të diskutojnë për problemin që ato kanë ngritur.
“Është në ndërgjgjien time nëse pronocohem ose jo. (Ju drejtohet banorëve) Zgjidhni një përfaqësi dhe ejani të bisedojmë se ju sqaroj unë.”
https://www.youtube.com/watch?v=ChFXhD20vfg&feature=youtu.be
(M.Q/Faxweb)