Policia ka ushtruar kontroll ndaj protestueve të cilët prishën stemën e flamurit turk në HEC-in e Qafë-Mollës. Të veshur me maska dhe të armatosur Policia ka kontrolluar mjetet në kthim dhe ka shoqëruar dhe dhe tre persona pasi nuk kishin mjet identifikimi.
Disa banorë të Mirditës pak më parë prishën stemën e flamurit turk nga HEC-i i Qafë Mollës në Mirditë, të ndëruar nga një firmë turke, dhe në ballinë vendosën flamurin shqiptarë.
Ata kanë deklaruar se diga nuk është seli diplomatike që lejon betonizimin e simboleve. Banorët kanë protestuar të bashkuar nën thirrjet “Partia jonë është Mirdita”.
Kujtojmë që Mirdita është nga zonat e papushtuara edhe gjatë kohës otomane, prandaj dhe vënia e stemës së flamurit tur ka krijuar një sensibilitet të tillë, çfarë ka bërë që banorët ta prishin simbolin turk. (B.H/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=k9v5-mcZu6w