Dhëndrri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Abi Malltezi, ka zbuluar një raport të bashkisë në vitin 2012 ku thuhet se plani urbanistik i Tiranës nuk lejoi ndërtime pallatesh në lulishtet e Tiranës, ndërsa shton se plani ndalonte ndërtimet në zona shumë të ndjeshme, mirëpo qeveria e Rilindjes nuk ia ka miratuar planin urbanistik.
Kjo deklaratë e Malltezit vjen në një ditë kur banorët pranë ish-Parkut të autobusave po protestojnë për shkatërrimin e një lulishteje në mënyrë që ndërtohen disa palate.
“Ja sesi ndryshe nga genjeshtrat e Lame ziut, Plani urbanistik i Tiranes i 2012-2013 MBROJTI dhe nuk lejoi ndertime pallatesh ne lulishtet e Tiranes.
VSM qe hartuam 5 ambjentaliste NDALOI ndertimet ne shume zona te ndjeshme mjedisore te Tiranes (eshte instrument ligjor detyrues).
PS rrezoi Planin urban perfshi VSM e i ndalonte dhe tani o burra t’i bejme lulishtet pallate per te ngroh xhepin.
Nderkaq Tirana vijon me ajrin nder me te ndotur ne Evrope dhe ku OBSh/ËHO thote qe vdesin rreth 500 qytetare ne vit nga ajri i ndotur. Pas kesaj lulishtes e kane rradhen Parku Rinia dhe Parku i Liqenit. E gezofshi!”, shkruan Mallezi. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2307″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]