Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me marrëdhënien mes LSI-së dhe Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranës. Ajo tha se nuk e ka problem që të bashkëpunojë me të sa kohë që kjo bëhet në interest ë qytetarëve.
“Unë Erion komshi e kam, edhe Endri Fugën mik e kam, po nuk mund të më blesh ti mua. Endri Fuga është njeriu që menaxhon të gjitha portalet kundër LSI-së. Ti blen këshilltarët që janë rrogëtarë të Safet Gjicit. Unë bashkëpunoj edhe me Edi Ramën nëse sjell në Kuvend statusin e minatorit, i ka të 19 votat e LSI-së”, u shpreh Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së insistoi fort në faktin se me palmat e Bashkisë në autostradë është bërë një lëvizje mjaft e dyshimtë duke i zëvendësuar ato me pisha.
Po ashtu Kryemadhi analizoi dhe qëndrimin e LSI-së në katër vitet e shkuara, duke theksuar faktin se stabiliteti i Ilir Metës i kushtoi shumë vendit.
“Unë, Petrit Vasili, Kejdi Mehmetaj, Përparim Spahiu, ne jemi gati ta hamë mish të gjallë Ilir Metën për të gjithë ato marrëveshje që ka bërë në emër të stabilitetit të vendit”, u shpreh Kryemadhi.
(E.K/Faxweb)
Discussion about this post