Oborri i shkollës “Goja e Artë” në Rroskovec është prishur nga ana e IKMT-së me urdhër të kryetares së Bashkisë Majlinda Bufi. Ashtu siç është denoncuar më herët në Fax News pronarët e shkollës private janë me dokumenta të rregullta pronësie, ndërsa akuzojnë se shantazhohen nga kryebashkiakja Bufi.
Mëngjesin e sotëm nxënësit janë detyruar që rreshtimin ta bëjnë nën rrënojat e këndit rrethues dhe gërmadhave të këndit të lojërave dhe ambienteve sportive.
Vetë presidenti i kësaj shkolle ka falenderuar Fax News për mbështetjen, ndërsa thotë se sot ka qenë një nga ditët e tij më të vështira, teksa shihte nxënësit e vegjël që të çoroditur nuk dinin se ku të rreshtoheshin.
‘’Kjo është kryetarja e Bashkisë që zgjodhëm ne, që ka mendjen që të marrë para. Nuk na ka treguar asnjë projekt, nuk na ka pritur, dhe në një takim të vetëm që kam pasur më pa në sy dhe më tha se do ta prishte shkollën. Pse nuk priti dhe dy muaj sa të mbyllej shkolla. Është një gjë me tendencë, të ndërhysh te fëmijët, unë nuk e di çfarë të them”, shprehet presidenti i shkollës, që këmbëngul se shkolla nuk dëmtonte projektin.
Dje për këtë ngjarje kishte një denoncim dhe ish-kryeministri Sali Berisha:
Ndrikull Majlinda Bufi prish shkollen ku mesojne 300 nxenes!
Lexoni denoncimin e nxeneses dixhitale.
Iu bej thirrje nxenesve, mesuesve, prinderve, qytetareve te Rroskovecit te ngrihen ne proteste kunder veprimeve mafioze antiligjore te kakistokrateve! sb
I nderuar, Z. Berisha! Une qe po ju shkruaj jam nje nxenese e shkolles “Goja e arte”, Roskovec. Ne si nxenes duam te kerkojme ndihme per 2 probleme te medha qe na shqetesojne! Kemi 3 muaj qe pronaret e shkolles shantazhohen nga kryetarja Majlinda Bufi per prishjen e shkolles , ju bej dije se keta pronar jane me dokumenta te rregullta pronesie . Nje shkolle e cila ka 18 vite jete,mbi 500 studente qe studiojme, Ne nxenesit qe duhet te ishim duke festuar dhe gezur 7 marsin , na duhet te mbrojme shkollen tone fizikisht.
Ishin 2 vendime Te rrethit te vlores qe I kan dhen te drejte drejtuesve te shkolles qe shkolla dhe rethimi I saj te mos preket deri ne vendimin e marjes se formes se prere. Muri rrethues i shkolles eshte prishur nga egoja e kryetares se bashkise Majlinda Bufi, ne si nxenes nuk kemi siguri, jemi ne rrezik per jeten tone.Mirpo nuk mjafton me kaq pervecse na shembi muret e shkolles dhe na futen lloj lloj njerzish , arriti der aty kryetarja sa na prishi dhe oborrin e shkolles ku ne rreshtoheshim dhe kryenim aktivitet, te gjitha kto ndodhen ne dit feste ku ne dhe mesuesit tane duhet te festonim , bej me dije se me perpara ne orar mesimi na ka terrorizuar si nxenese duke prur shtetin , u terrorizuam nga skafandrat e shtetit duke tentuar Te prishnin shkollen me nxenesit brenda. Do na prishet shkolla vetem se Majlinda do ndertoje lulishte. Kjo eshte rilindja qe ske te drejten e fjales! Me respekt nxenesja e shkolles “Goja e Arte”!
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post