Është bërë e zakonshme në kryqyetet që sa herë që një qeverisje i lë vendin tjetrës, ndryshimet të preik dhe investimet në infrastrukturë. Zogu i Zi ka qenë një nga zonat që e kanë vuajtur më së shumti këtë fenomen.
Kështu shatërvani që ndodhej në këtë zonë dhe shërbente dhe si rrethrrotullim është prishur nga fadromat e Bashkisë Tiranë, duke u kthyer në një kantier ndërtimi.
Burime nga bashkia, të kontaktuar nga “Report Tv”, bëjnë me dije se bëhet fjalë për një rehabilitim të rrethrrotullimit për t’u bërë më i përshtatshëm.
Pritet një ngushtim i pjesës me ujë, dhe gjithashtu do të shtohet edhe gjelbërimi. Ndërsa po mendohet edhe ndërtimi i një instilacioni, i ngjashëm me atë te Brryli, për të identifikuar Zogun e Zi, ndërsa më shumë detaje rreth projektit pritet të dalin ditën e nesërme. (E.K/SHUPLAKA)