16:19 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Prishja e banesave në Shkozë, Avokatja e Popullit thyen heshtjen: Ka patur shkelje gjatë ndërhyrjes së IKMT-së

14:48 | 20/09/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prishja e banesave në Shkozë, Avokatja e Popullit thyen heshtjen: Ka patur shkelje gjatë ndërhyrjes së IKMT-së

Deri më sot nuk kishim asnjë reagim nga Avokatja e Popullit lidhur me prishjen e banesave në Shkozë, në kuadër të projektit të Unazës së Madhe, në një kohë kur është pikërisht Avokati i Popullit që duhet të paktën të vëzhgojë si është situata.

Mirëpo sot, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka thyer heshtjen. Përmes një njoftimi, Ballanca shprehet se ka konstatuar shkelje gjatë ndërhyrjes së IKMT-së për të prishur banesat.

“Institucioni i Avokatit të Popullit në vijim të hetimit administrativ të nisur javën e kaluar, në lidhje me çështjen e prishjes së një numri ndërtimesh private në zbatim të një projekti infrastrukturor në Shkozë të Tiranës, informon se:
Ekspertët e Avokatit të Popullit po ndjekin në vazhdimësi në terren të gjitha veprimet e autoriteteve dhe po kontaktojnë me qytetarët.”, thuhet në njoftimin e Avokates së Popullit.

Ndër të tjera, Avokatja e Popullit tregon se banorët nuk kanë dërguar dokumentacionin e plotë pranë zyrave dhe për këtë mbledhja dhe verifikimi i materialit në mënyrë tërësore ka qenë i vështirë.

KONSTATIMET NË TERREN

  1. Sot më datë 19.09.2017 gjatë prishjes së disa banesave nga Inspektoriati Kombetar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), nuk janë respektuar afatet e parashikuara nga ligji nr. 9780, date 16.07.2007 “Për inspektimin e territorit dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme”. Ky fakt u konstatua nga ana e ekspertëve tanë në rastin e prishjen së banesës së shtetasve N.R. dhe T.R.
  2. Gjithashtu nga kontakti me shtetasit N.R. dhe T.R., është konstatuar se ata pretendojnë që pavarësisht se Vendimi “Për prishjen e objektit të kundërligjshem” mban datën 15.09.2015, ai u është komunikuar atyre vetëm sot (date 19.09.2017) dhe se po sot është kryer edhe ekzekutimi për prishjen e banesës së tyre.
  3. Mosrrespektimi i afateve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, përbën shkelje të një procesi të rregullt ligjor, pasi ndër të tjera u mohohet shtetasve e drejta e ankimit.
  4. Po kështu zbatimi i Vendimeve për prishjen e objekteve të kundraligjshëm, pa respektuar afatet ligjore, sjell dëm material ndaj shtetasve, gjë e cila në aspektin civil, përbën dëm jashtëkontraktor.
  5. Nga ana e Institucionit të Avokatit të Popullit po mblidhet dokumentacioni i nevojshem, për të vlerësuar nëse në tërësinë e tyre, veprimet e institucionit të IKMT-së, përmbajnë elementë të konsumimit të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
  6. Nga verifikimet paraprake rezulton se deri më sot ka vetëm një Vendim të Këshillit të Ministrave për shpronësimin e trojeve që preken nga ky projekt, por mungon Vendimi përkatës i Këshillit të Ministrave që zgjidh problemin e shpronësimit të objekteve ndërtimore që preken nga projekti në fjalë.
  7. Ekspertët tanë kanë konstatuar se ndonëse javën e kaluar procesi i ndërhyrjes në banesa është shoqëruar me protesta nga qytetarët dhe konfrontime fizike me Policinë e Shtetit, nga ana e autoriteteve të përfshira nuk është marrë asnjë masë për të pasur të pranishme mjetet e shërbimit të urgjencës mjekësore të gatshme për çdo situatë. Madje në një rast, kanë qenë vetë ekspertët e Avokatit të Popullit ata që e kanë ndërmarrë këtë veprim. Situata të tilla mund të përsëriten edhe në ditët në vijim, prandaj ekspertet tanë kanë rekomanduar marrjen e masave për të siguruar ndihmën mjekësore për qytetarët që mund të preken nga ndërhyrja.

Duke qenë se nga ana e institucioneve shtetërore (IKMT, ARRSH, ALUIZNI), të cilave Avokati i Popullit i ka kërkuar zyrtarisht javën e kaluar dokumentacionin përkatës në lidhje me procedurat e prishjes së objekteve private, nuk kanë sjellë ende asnjë përgjigje dhe duke pasur parasysh se situata në terren po avancon përditë (ditën e djeshme u prishën tre objekte, ndërsa ditën e sotme u prishën katër objekte të tjera), nesër një ekip i posaçëm ekspertësh të Avokatit të Popullit, do të shkojë në këto institucione për të marrë në dorëzim materialet.

Ndërkohë që është konstatuar se Bashkia e Tiranës po organizon negociata me banorët, Avokati i Popullit mbetet me besimin se në këto negociata do të mbahet parasysh se standardi i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut i cili sanksionon se banorët e prekur nga programet e zhvillimit infrastrukturor duhet të kenë të mundur të përfitojnë kushte standarde banimi me dëmshpërblimin e përfituar si rezultat i shpronësimit të bërë për shkak të zhvillimeve infrastrukturore.

Institucioni i Avokatit të Popullit do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje të posaçme këtë situatë duke mbledhur të gjitha faktet, dëshmitë, ankesat dhe duke ndjekur me skrupulozitet procedurat që po kryhen.

Etiketa: Avokatja e Popullit
Pas

Këshilltari i LSI-së apel bashkisë së Tiranës: Qytetarëve nuk u kthehet përgjigje se mungojnë punonjësit, të zgjidhet sa më shpejt

Para

Personazhet e famshëm nën lëkurën e atyre realë, ngjashmëri perfekte (FOTO-GALERI)

Para
Personazhet e famshëm nën lëkurën e atyre realë, ngjashmëri perfekte (FOTO-GALERI)

Personazhet e famshëm nën lëkurën e atyre realë, ngjashmëri perfekte (FOTO-GALERI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Franca, Britania dhe Gjermania zhvillojnë takim në Stamboll me Iranin për bisedimet bërthamore

Akuzohet për shpërdorim detyre, Arben Ahmetaj kalon për gjykim në GJKKO për dosjen “Buka”

Anesti jetoi në heshtje, vdiq në dhimbje- Kryeplaku: E qëlluan në syrin tim, nuk kishte më jetë në shtëpinë e tij

Kina i jep mbështetje konferencës së OKB-së për Palestinën në përpjekje për të promovuar zgjidhjen me dy shtete

49 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit të pasagjerëve në Rusi

USAID-i nuk gjen prova se Hamasi ka vjedhur ndihmën e financuar nga SHBA-ja

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, policia publikon planin e masave, ja rrugët që do të bllokohen

Fier/ Zbulohet parcelë me 190 bimë kanabis në Çipllakë, arrestohet 41-vjeçari që i kishte kultivuar

Gjirokastër/ I preu rrugën dhe u përplas me autoambulancën që transportonte pacientin e sëmurë te ‘Ura e Kardhiqit’, arrestohet shoferi 66-vjeçar

Izraeli arreston Myftiun e Madh të Jerusalemit, Mohammad Hussein

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.