Ish deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi i ftuar në studion e lajmëve në Fax News, foli mbi prishjen e banesave nga IMT në zonën e Shkozës që po shemben në kuadër të zgjerimit të Unazës së Re.
Bumçi u shpreh se banorët duhet të dëmshpërblehen pavrësisht nëse banesat e tyre janë të leglizuara ose jo, pasi ato kanë jetuar prej vitesh aty.
“Kjo është një histori barbare, e dhunshme dhe e paimagjinueshme, sesi në mes të Europës në prani të gjithë mediave kjo qeveri nuk pyet për shkelje kriminale të ligjit dhe për një sjellje kafshërore ndaj qyetarëve të saj. Nuk e di se si kemi arritur në këtë pikë që të shkelësh të drejtat thmelore të njeriut dhe ta bësh në mynyrën më normale të mundshme!
A e keni lënë të ndërtohet?! Po! A ka paguar taksa këto vite? Po! Gjykata vendos që qytetari duhet të dëmshpërblehet. Kohëzgjatja e bën atë pronar efektiv dhe ti duhet të paguash lekët. Nuk ka rëndësi me legalizim apo pa legalizim. Je i dokumentuar kur banon aty, kanë aplikuar për legalizim disa vite më parë.
Kujtojmë rastin se me vendim të qeverisë Berisha janë shpronësuar pa legalizim 200 familje. Ti si shtet duhet ti japësh lekët atij që po i prish shtëpinë. Nuk mund të dalë dikush në mes të katër rrugëve. Kjo është shkelja e tmerrshme, merr vendim për të prishur shtëpinë, por ty nuk të jep asnjë vendim, asnjë letër që të shkosh në Gjykatë. Ditën për diell në mes të Tiranës, çfarë qeverië është kjo. Nuk ka rëndësi sa është vlera e shtëpisë. Ato janë shtëpi modeste! Ato kunderejt një pagese mund të marrin një banesë tjetër.
Si e lejuam të ndodhë kjo?! Dikush me më shumë përgjegjësi dikush me më pak, si arriti Shqipëria në këtë pikë, me gjëra monstruoze.
Nuk prishet shtëpia pasi është ndërtuar dhe ka jetuar për një kohë të gjatë, duhet ta dëshpëblesh. Si mundet kjo barbari, pse e kemi lejuar këtë gjë? Ky nuk po pyet as për pronën legjitime të pronarëve hitorikë. Sillet sikur ky të jetë çifligu i tij. Pse e kemi lejuar?!”– u shpreh Bumçi.