Prishja e kullës së Prek Calit, antikomunistit të njohur në malësinë e Kelmendit, ka shkaktuar mjaft debat në opinionin publik. Së fundi ka folur nipi i Prek Calit, Ndue Dok Ndreshaj, i cili sqaron se prishja e kullës nuk është bërë nga Bashkia e Malësisë së Madhe.
Ai deklaron se kulla e Prek Calit ishte prishur në fillim të muajit gusht, madje për këtë ishte njoftuar nga disa banorë të Vermoshit, pasi kishte shkuar tek kulla ai kishte konstatuar se kjo ishte e vërtetë.
Për këtë ai i ishte ankuar kryetarit të Bashkisë së Malësisë së Madhe, duke i kërkuar llogari gojarisht për prishjen e kullës. Ai i kishte thënë se asnjë subjekt nuk kishte marrë leje për prishjen e kullës.
Nipi i Prek Calit, kërkon vënien para drejtësisë të atyre që kanë prishur këtë object me vlera historike. (B.H/Shuplaka)