Nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, ka ironizuar qëndrimin e ashpër të Tom Doshit në lidhej me prishjen e kullës së Prek Calit, figurës së njohur antikomuniste.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Paloka shkruan se Doshi pasi i votoi pinjollët e regjimit, zbuloi papritmas se këtë i urrekan antikomunistët.
POSTIMI I PALOKËS:
“Toma ,pasi u zgjodh deputet me siglen e Gjinushit, pasi votoi per kryeminister birin e Kristaqit dhe nipin e Spiro Kolekes, pasi votoi per Rucin dhe Xhafajn, pasi votoi pinjollet e Sul Bushatit e Llambi Gegpriftit…papritur “zbuloi” se keta i urrekan antikomunistet ,kur prishen kullen e Prek Calit,” shkruan Paloka.
POSTIMI I DOSHIT:
“Siç jeni informu nga media, janë prish punimet që kishin fillu për rindërtimin e shpisë së Prek Calit në Vermosh…Në veçanti më vjen keq për mundin e komunitetit shqiptar të Amerikës që kontribun financiarisht për punimet që ishin ba deri dje dhe i kerkoj falje në emën të tan shqiptarëve.
Pikërisht, ata që do të duhej ta kishin mbrojtë shtëpinë e prijësit dhe të mbrojtësit të tokave shqiptare, heroit Prek Cali, e rrafshuen edhe atë që kishte mbetë në kambë.
Ky akt barbar turpnon ata që i kanë marrë votat malsorëve dhe tregon se urrejtja ndaj qëndrestarëve antikomunista si Prek Cali nuk ka fund.
Un i premtoj mbështetësve dhe bashkëqytetarëve te mij, se shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet ashtu siç ka kene dikur, kurrkush nuk mund ta mposhtë kujtimin e atij burri të kombit. Un vetë si kushri i tij, si deputet dhe si qytetar, ju jap fjalën që shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet trekatëshe për Vitin e Skënderbeut. Me respekt, Tom Doshi” (B.H/Shuplaka)