Prishja e fasadës së maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ ka sjellë një reagim të shumtë mediatik por edhe publik të qytetarëve që e konsiderojnë godinën si një vlerë arkitektonike të qytetit dhe të specialistëve që e përfshijnë si një monument kulture të kategorisë së dytë.
Në lidhje me rastin në fjala ka reaguar dhe vetë drejtoresha e maternitetit Eliona Demaliaj, e cila përmes një postimi në facebook thekson se rikonstruksioni ruan autenticitetin e godinës historike, ndërsa shton se do të rindërtohet e zgjerohet shtesa që ishte dëmtuar nga tërmeti.
Postimi i plotë: Fillimi i punimeve për rindërtimin dhe zgjerimin e Maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për ne si staf mjekësor, por së pari për kujdesin dhe shërbimin dinjitoz për nënat e reja dhe fëmijët.
Ky projekt ruan autenticitetin e godinës historike dhe rindërtohet dhe zgjerohet shtesa që ishte dëmtuar nga tërmeti.
Pjesa e shembur që do të ndërtohet, ishte jashtë funksionit që prej tërmetit të shtatorit, sepse nuk kishte siguri për shkak të dëmtimeve dhe ishte e rrezikshme për të punuar dhe për të mbajtur aty nënat dhe të orsalindurit. Ndërsa godina kryesore do të rehabilitohet, do të ruhet fasada dhe gjithë elementet historike të saj.
Ky është një projekt i shumëpritur për ne si staf mjekësor, pasi do të sigurojë kushte dinjitoze për nënat e reja dhe fëmijët që vijnë në jetë në maternitetin tonë por edhe do të dyfishohen kapacitetet, gjë që është mëse e nevojshme