13:32 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prishja e shtëpive në “Unazën e Re”, reagon për herë të parë Presidenca

20:37 | 14/11/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ilir Meta takim me Ballën për të vendosur datën e zgjedhjeve lokale

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë për ndërtimin  e aksit rrugor në “Unazën e Re”  dhe prishjen e 317 banesave si pjesë e projektit.  Në reagimin e Presidencës, Meta bën thirrje për vendosjen e dialogut dhe konsultimin mes qytetarëve dhe autoriteteve.

“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z Ilir Meta po ndjek me shqetësim dhe vëmendje situatën konfliktuale të krijuar në Tiranë mes qytetarëve dhe autoriteteve për shkak të ndërtimit të Unazës së Re. Presidenti Meta bën thirrje për vendosjen e një dialogu dhe konsultimi mes qytetarëve dhe autoriteteve, me qëllim që të gjithë ankesat  të vlerësohen me transparencë dhe përgjegjësi, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe objektive.

Presidenti Meta u bën thirrje të gjitha institucioneve të zbatojnë me përpikmëri procedurat ligjore për hartimin, miratimin dhe implementimin e këtij projekti urban në mënyrë që realizimi i tij të  mundësojë një zgjidhjeje të drejtë për të gjithë qytetarët dhe interesin publik në tërësi.

Presidenti Meta do t’i drejtohet institucioneve përgjegjëse për të marrë informacionin e duhur në lidhje me ndjekjen e procedurave të deritanishme për këtë çështje.Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe të gjitha institucionet shtetërore duhet të tregojnë përgjegjshmëri në respektimin e plotë të tyre”, shkruhet në reagimin e Presidencës.

 

Pas

Çfarë po bën tani Donald Lu pas largimit nga Shqipëria (Foto)

Para

Goditet rrjeti mafioz i basteve online, del emri i Tares. Ja kompania që ka në Shqipëri

Para
Goditet rrjeti mafioz i basteve online, del emri i Tares. Ja kompania që ka në Shqipëri

Goditet rrjeti mafioz i basteve online, del emri i Tares. Ja kompania që ka në Shqipëri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Delvinë/Ndezën zjarr në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kalasë , nën hetim 3 autorët e dyshuar

“Ukraina do jetë Vietnami i Trumpit”, strategjia e re e Putinit: Lufta vazhdon duke sfiduar SHBA-në

Kina i bën thirrje Izraelit të heqë rrethimin ndaj Gazës

Berisha publikon të tjera të dhëna tronditëse nga laptopi: Patronazhistët i kanë shtrirë tentakulat edhe në diasporë

Spiropali në Gjenevë: Multilateralizmi dhe bashkëpunimi parlamentar, kyç për paqen dhe drejtësinë globale

Berisha shpërthen ndaj Kodit Penal: “Atentat ndaj fjalës së lirë , po mbrohen Dumanët e regjimit!”

Fier/ Ushtroi dhunë ndaj vajzës së saj, arrestohet 38-vjeçarja

Kaluan ilegalisht kufirin me kamionë të ngarkuar me dru, proceodohen pesë persona në Korçë

Adriatik Lapaj kërkon mandatin e deputetit, shqyrtohet në KAS kërkesa e “Shqipëria Bëhet”

Jorgo Goro do të vuajë 1 vit e 4 muaj burg! Merret vendimi edhe për Vasillaq Strakoshën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.