Lulzim Bashan një deklaratë për mediat ka thënë se Rama e ka kthyer vendin në një hambar droge.
“Ne si opozitë duhet të garntojmë rrëzimin e kësaj qeverie. Pa u larguar qeveria e krimit, sa kohë që o të vazhojmë kështu, nuk do të hapen negociatat. Do të ndodh e njëjta gjë që ka ndodhur në vitin 2016, edhe në 2019.”
Basha nuk la pa përmendur edhe Teatrin Kombëtar, ku akuzoi se qeveria Rama do ta kthejë një kullë, për të rritur përfitimet.
Ai tha se do të protestojnë për mos prishjen e tearit.
“Që të presin që Edi Rama të dorëzojë Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, të shembë Teatrin? Shikoni pak ku është kinema Partizani, Kinema Republika? Janë kulla. Edi Rama e ka bërë këtë rrugë sepse si kryetar bashkie merrte 20% dhe tani si kryeministër merr 50%.
Është skema e kullave, e stadiumit me kullë.
Që drejtësia të jetë e barabartë për të gjithë që asnjë të mos jetë mbi ligjin dhe askush të mos bëhet mbi ligjin dhe na duhet një vend që të ketë balancë kushtetuese. Sa kohë të mos ndryshojë kjo Shqipërisë nuk i hapen negociatat.
Nëse ndodhin këto, atëherë ekziston mundësia që Bundestagu, parlamenti holandez të hapin dritën jeshile”, tha ai.
(E.V/Faxweb.al)