Ambientalisti Sazan Guri ka qenë i ftuar sot në studion e lajmeve në Fax news, ku ka komentuar qëndrimin e qeverisë lidhur me prishjen e godinës së teatrit Kombëtar.
Guri u shpreh se për ndikimet në mjedis nuk mund të pyeten arkitektët, pasi qëllimi i tyre është godina dhe jo çështjet mjedisore.
Ambientalisti është shprehur se në çdo vend të botës teatret janë vendosur në qendër të qyteteve, pasi mbajnë me vete historinë e një kombi.
‘’Ata mund të jenë vërtetë arkitektë po në mënyra të ndryshme janë të lidhur me qeverinë, pasi goja e tyre lidhet me pushtetin. Arkitekti nuk do t’ia dijë fare në lidhje me pasojat mjedisore që sjell një kullë. Ai kërkon punën e tij. Nga ndërtimet po zihen hapësirat e gjelbërta.
Teatri në çdo vend të botës është vlerë, është traditë dhe prandaj vendoset në qendër të qytetit. Po pse kot ruhet Teatri i San Peterburgut, sepse ka hyrë e ka parë vetë Cari, si më s’ka, apo Katerina e bukur, pra, për historinë që ka. Pse ruhet teatri i Washingtonit, sepse aty vinte e shikonte derisa u vra presidenti i Republikës, Abraham Linkolni, dhe në të gjitha vendet e tjera ku ruhet historia.
Arkirtektët dhe urbanistët janë në rrugë të gabuar, nga ndërtimet e kullave po rritet ndjeshëm ndërtimi. Unë propozoj që Teatri të rikonstruktohet. Ky kërkon që të ndërtojë në qendër të Tiranës, pasi çmimi për metër katror është shumë i lartë. Ne jemi rezistencë, kërkojmë mbështetjen e qytetarëve dhe jo të servilave’, u shpreh Guri.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post