Avokati Adriatik Lapaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open, pati një përplasje të ashpër zëvendësministrin e Brendshëm Julian Hodaj në lidhje me aksionin e nisur në bregdet në lidhje me prishjen e objekteve pa leje.
Lapaj ngriti tezën se pse këto ndërtime të mos prisheshin në shtator kur përfundonte sezoni turistik në mënyrë që të mos krijoheshin grumbuj me inerte gjatë sezonit.
Ishte zëvendësministri ai i cili e ndërpreu vazhdimisht duke nisur dhe debatin mes tyre.
PJESË NGA DEBATI NË STUDIO:
Adriatik Lapaj: Pse mos t’u prisheshin në shtator? I kanë bërë me hallë dhe me kredi, janë hallexhinj. Do më lësh të mbaroj…
Julian Hodaj: Po mirë mo se debat po bëjmë.
Adriatik Lapaj: Vetëm me ligjin mos më ngatërro mua.
Julian Hodaj: Hë ça thotë se po më pëlqen.
Adriatik Lapaj: Kam shumë respekt për t’I si profesionist, ti je ekspert politik, unë në fushën time.
Julian Hodaj: Ça t’i bëjmë që ti lënë të punojnë
Adriatik Lapaj: Po shqiptarë janë mo burrë i theut, s’janë serbë. S’bëni kështu me oligarkët. Ik e prishjua atyre. Punojnë ca ditë dhe mbajnë kalamajtë me shkollë në Tiranë.
Muhabet koti tani, unë e njoh gjënë, nuk ishte urgjencë për ta bërë tani, por fakti që këto mblidhen dhe bëhet fushatë me to tregojnë që ka qëllim politik. Të gjitha që keni prish në Ksamil një vit më parë ishte me leje, ta them me përgjegjësi të plotë këtë.