Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se nuk dëshiron të flasë për nivelin qendror, mirëpo ka reaguar rreth takimit të Presidentit Hashim Thaçi me krerët e partive politike, që, sipas tij, nuk e respektuar asnjë rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Ahmeti deklaroi se po të ishte aty nuk do të ulej meqë nuk respektoheshin rekomandimet që krerët bëjnë thirrje tek qytetarët që të respektohen.
“Sot pata një deklarim publik ku thashë se në çdo intervistë po them mos mem pyt për nivelin qendror, për mua ishte me rëndësi që në atë mbledhje të Presidentit askush nuk pasi as maskë as doreza as distancë”, ka thënë ai në Klan Kosova.
“Situata është mjaft kritike dhe aty takohen mbi 30 njerëz pa kurrfarë masa pa doreza dhe maska ku qytetarëve u thuhet që të mos të dalin ndërsa aty nuk respektohen masat që ata bëjnë thirrje për to”, deklaroi Ahmeti
“Po të isha unë nuk do të ulesha aty ku ata njerëz vazhdimisht kanë kontakt me njerëz dhe nuk kanë masa mbrojtëse”.
Ahmeti mes tjerash deklaroi se Pako Ekonomike është veç Pako Sociale dhe se për këtë do duhej të gjithë krerët politikë të bëhen bashkë dhe të diskutojnë.
“Pako Ekonomike është Pako Sociale e jo ekonomike, nuk mundësh me bo asgjë me të dhe tashmë i kemi këto zhvillimet e sotme, ne jemi të brengosur kur jemi të izoluar dhe ka të infektuar dhe shohim se krerët politik nuk po arrijnë të bëjnë marrëveshje”.
“Në këtë betejë nuk ka fitues, kjo garë për mua është e pakuptim neve na duhet një Qeveri efikase dhe që reagon shpejtë”
“Nuk dua të marrë anë dhe të caktojë se kush pa pas faje por nuk arrijë ta kuptojë se si nuk po mundemi të ulemi në një tavolinë dhe të diskutojmë për një pako ekonomike që na duhen tani”.
Ahmeti mes tjerash deklaroi se pandemia mund të kryhet në maj ose qershor por se pasojat do ti kemi deri vitin tjetër.
Ahmeti po ashtu deklaroi se Vetëvendosje nuk do t’i lirojë zyrat deri në vendim të Gjykatës.
“Presidenti Thaçi do ta mandatoj partinë e dytë për mandatarin kur e sheh që i kanë numrat, pres që këta do të shkojnë posa t’i kenë numrat dhe pastaj do të thirret seanca e Kuvendit, çka do të bëhet është se Qeveria nuk do ta lëshojë zyrën dhe do të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe besoj se do të pezullohet deri në një vendim kushtetues”.
“Më lehtë besoj se do të shkoj nëse kjo Qeveri do të qendrojë deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese”.