Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur pak më parë në Ersekë, ku një person ka mbetur i plagosur. Ndërkohë pak më parë u raportua si sherr mes dy personave, detaje të tjera kanë dalë në dritë.
Nga të dhënat mësohet se një 28-vjeçari ka qenë duke prerë durë në oborr së bashku me një person tjetër kur një dru i ka rënë në kokë aksidentalisht dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës.
Mësohet se 28-vjeçari ka marrë plagë të rënda nga goditjet me dru në pjesën e kokës, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur konflikti.
(B.B/ Faxweb.al)