16:28 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Priste të ngarkonte sasi të madhe kanabisi, detaje nga bllokimi i gomones në Vlorë

16:35 | 30/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Priste të ngarkonte sasi të madhe kanabisi, detaje nga bllokimi i gomones në Vlorë

Detaje të reja kanë dalë nga bllokimi i një mjeti lundrues në në birgjet e Jonit në Jug të vendit ku një gomone e braktisur u kontrollua nga autoritetet vendase në bashkëpunim më Frontex, ku mësojhet se në bordin e saj kanë qenë 2 persona të cilët nuk janë identifikuar ende.

Policia lokale Vlorë vijon ende hetimin  për përfshirjen e personave të tjerë të cilët dyshohet se mund të kenë ndihmuar dy personat  të cilët janë pikasur në bordin  e gomones, nga helikopteri që patrollon nga ajri i Frontex. Sakaq, autoritetet bëjnë me dije se një prej pilotëve në bordin  e gomones të jetë i huajndërsa tjetri shqiptar.

Burime bëjnë me dije se gomonia dyshohet të jetë nisur  nga brigjet greke, në Korfuz  dhe dyshohet se ka pasur për qëllim imbarkimin  e një sasie të konsiderueshme të kanabisit me qëllim trafikimin drejt brigjeve greke. Autoritet shqiptare mohojnë që gomonia të jetë e rregjistruar në vendin tonë, ndërsa  po kryhen  verifikime edhe me partneret Greke.

Kujtojmë se operacion i përbashkët mes Policisë së Shtetit, Frontex-it, GDF-së dhe rojës bregdetare, për gjurmimin dhe ndjekjen e dy mjeteve lundruese gomone që ishin nisur nga shteti grek, në drejtim të brigjeve shqiptare kanë konstatuar gomonen e dyshimtë.

Ditën e djeshme rreth orës 16:00, pas informacionit të marrë se dy mjete lundruese tip gomone ishin pikasur në Korfuz nga avioni i Forntex-it, duke lundruar drejt ujërave shqiptare, menjëherë janë vënë në lëvizje të gjitha shërbimet policore nga uji, toka, po ashtu edhe nga ajri.

Ky operacion ka vijuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë, Delta Forcë dhe Guardia di Finanza, roja bregdetare, si dhe nën koordinimin orientues të QNO Durrës, duke mbajtur kontakte edhe me avionin e Frontex-it që kryente ndjekjen nga ajri, me qëllim bllokimin e mjetit dhe kapjen e bordit që drejtonte gomonen.

Gjatë ndjekjes, një mjet lundrues është kthyer përsëri në ujërat greke, ndërsa mjeti tjetër lundrues tip gomone me 3 motorë të llojit “Yamaha”, në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke përfituar nga kushtet atmosferike dhe errësira e natës është braktisur nga ekuipazhi, pranë vendit të quajtur “Plazhi i Vjetër” Vlorë.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet nuk është gjetur asnjë send apo material i kundërligjshëm. Gjithashtu, nga të dhënat paraprake të avionit të Frontex-it që ka kryer ndjekjen nga ajri në bordet e gomoneve nuk janë konstatuar sende të tjera, përveç bidonëve me karburant.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Kujtim Gjuzi i ‘hakërrehet’ Ramës: Nëse ti nuk bën testin e drogës, si mund të lëmë 1000 persona pas hekurave për përdorim vetjak

Para

EMRI+FOTO/ Vrau me armë zjarri punonjësin e policisë dhe djalin e tij 8 vjeç, kush është 57-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia

Para
7 vjedhje në 7 muaj/ I riu arrestohet si nëpër filma, kapet nga policia pranë qendrës tregtare në Tiranë

EMRI+FOTO/ Vrau me armë zjarri punonjësin e policisë dhe djalin e tij 8 vjeç, kush është 57-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia

Discussion about this post

 



Të Fundit

I dërguari i Trump pas takimit me familjarë të pengjeve në Izrael: E dimë kush nga ata është gjallë, shumë shpejt do jenë pranë jush

Kriza humanitare në Gaza, Gjermania paralajmëron sanksione kundër Izraelit

Europa preket nga thatësira rekord në muajt e verës, ja cilat janë shtetet më të prekura

Negociatat me Hamasin në prag dështimi, i dërguari i SHBA-së në Tel Aviv: Do të doja të kisha lajme për ju, por…

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare/ Vuçiç: Serbia nuk do ta njohë vendimin e gjykatës për dënimin e Millorad Dodik

Video/ Një mrekulli inxhinierike, Kina ndan malet në mes për të ndërtuar urën më të lartë në Botë

Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Qeveria italiane reagon pas vendimit të Gjykatës së BE

Trump: Do të vendosim sanksione kundër Rusisë nëse nuk ka armëpushim deri më 8 gusht

Skandal në Barcelonë! Djalit 10-vjeçar i skadon pasaporta, prindërit e braktisin në aeroport për të mos humbur fluturimin

I dërguari amerikan Steve Witkoff vijon vizitën në Izrael, takohet me familjet e pengjeve në sheshin e Tel Avivit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.