Në protestën kundër racizmit të zhvilluar të shtunën në Londër ka patur dhunë dhe shumë protestues të arrestuar, për të folur me më shumë detaje për këtë ngjarje korrispodenti i FaxNews në Angli Kujtim Vani tregoj për situatën që është krijuar gjatë protestës dhe për periudhën e pandemisë.
Dhjetra oficerë të policisë janë plagosur dhe 14 protestues janë arrestuar gjatë protestës paqësore e cila më pas u përshkallëzua në akte dhune. 15 mijë aktivistë u mblodhën dje në sheshin para parlamentit dhe 10 miëj protestues u nisen në marshim drejt ministrisë së brendshme për të kërkuar drejtësi për ngjarjen e ndodhur. Sipas parashikimeve do të ketë ende protesta të shumta.
Protestat sipas sekretarit të përgjithshëm të shëndetësisë nuk lejohen përshak se mos përhapet me tepër koronavirusi, por turma të shumta janë mbledhur edhe nëpër qytete e tjera.
Për sa i përket pandemisë gazetari tha se kryeministri britanik ka krijuar fonde për të ringritur ekonominë dhe britanikët janë pensimit dhe po përgatiten për një val të re duke akorduar fondet dhe duke bërë spitale të rinjë. Ndërsa për sa i përket numrit të rasteve ka një rënie dhe tani presin edhe lehtësimin e masave, vatra me e madhe ka qënë Londra dhe mbete ende.
Që nga data 1 qershor ka filluar hapja e vendit dhe ditën e martë kryeministri pritet të mbledh kabinetin. Që nga data 15 qershor do të bëhët hapja e bizneseve të vogla dhe me pakicë. Nërsa në trasportin publik do të ketë masa më të rrepta se deri tani, distanca dhe maska.
Është aprovuar gjithashtu edhe hapja e kufijve edhe pse qeveria është skeptike se mos shtohen vatrat e koronavirusit.