02:03 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Priten zjarre në qershor dhe korrik, Emergjencat Civile zbulojnë kush janë qarqet e rrezikuara

16:57 | 28/06/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zjarr i madh në një pyll në Bulqizë në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve

Në fund të këtij muaji dhe në fillim të korrikut, Emergjencat Civile paralajmërojnë disa rreziqe që lidhen me shtimin e temperaturave të larta.

Sipas parashikimeve të Institutive Meteoroligjike, në ditët në vijim niveli i temperaturave do të rritet duke arritur mbi 40 gradë celcius. Mirëpo temperature aq të larta rrisin rrezikun për zjarre në të gjithë territorin e vendit.

Rreziku më i madh paraqitet në zonat pyjore dhe kullota, të cilat mund të marrin flakë jo për shkak të pakujdesisë së njerëzve por nga vetëndezja e gjetheve të thata apo barërave në territor kodrinor. Ndaj Emergjencat Civile bëjnë thirrje për kujdes.

 “Për shkak të kalimit në pronësi të bashkive të mbi 75% të sipërfaqeve pyjore dhe kullotave, drejtuesit lokalë kanë detyrim ligjor për marrjen e masave për parandalimin e zjarreve, duke u bërë thirrje komunitetit për rritjen e përgjegjësisë qytetare në mbrojtje të sipërfaqeve pyjore.

Në veçanti fermerët e barinjtë duhet të bëjnë kujdes të shtuar, duke mos përdorur zjarrin për pastrimin e parcelave bujqësore apo kullotave. Kjo formë pastrimi ka sjellë rrezik jo vetëm të sipërfaqeve pyjore dhe kullotave, por djegie të masiveve pyjore dhe plantacioneve me pemë frutore pasi zjarri del jashtë kontrollit për shkak të ndryshimit të drejtimit dhe shpejtësisë së erës.

Në asnjë mënyrë dhe për asnjë arsye, nuk lejohet pastrimi me zjarr i sipërfaqeve bujqësore.

Sipas sinoptikanëve, rreziku për zjarre gjatë kësaj periudhe vazhdon të jetë i pranishëm në të gjithë vendin duke arritur një maksimum në datat 29 Qershor dhe 1 Korrik. Më të rrezikuara janë qarqet: Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Fier dhe Vlorë.

“Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile dhe Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Ministrinë e Punëve të Brendshme u bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve vendore, Prefektëve dhe Kryetarëve të Bashkive të mbledhin Komisionet e Emergjencave Civile, për të përcaktuar zonat me risk të lartë zjarri në territoret e tyre, si dhe të marrin masat e duhura për parandalimin e situatave emergjente.

Gjithashtu u kërkojmë të përdorim të gjithë mundësitë që kanë në dispozicion nëpërmjet administratorëve, kryetarëve të fshatrave, medias lokale etj. për informimin, lajmërimin dhe njoftimin e komuniteteve për kujdes me elementët që shkaktojnë zjarr, qoftë edhe në mënyrë të pavullnetshme, në parqe apo zona të mbrojtura gjatë eskursioneve.

Një fenomen që shoqëron verën është thatësira që po sjell mungesën e ujit, si për bujqësinë dhe për nevojat e familjarëve.

Të bëhet kujdes nga administratorët e burimeve ujore, me rezervuarët, basenet e ndryshme ujore, liqenet dhe sidomos me ujin e pijshëm. Për çdo rast të ketë kontroll të shtuar nga organet përgjegjëse për konsumin e ujit në përshtatje me nevojat e komunitetit dhe të fermerëve për problemet e bujqësisë.

Komuniteti, sidomos të moshuarit dhe fëmijët, duhet të bëjë kujdes dhe të shmangin lëvizjet në orët e mesditës. Strukturat e shërbimit të emergjencave civile dhe mbrojtjes nga zjarri janë në gadishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe biznesit, për çdo problem që lidhet me situatat emergjente të shkaktuara nga zjarret”, thuhet ne njoftimin e Emergjencave Civile. (D.D/Shuplaka)

 

 

Etiketa: zjarre
Pas

Ditmir Bushati: Shkodra si “principatë” rebele dhe kreative, ja kishte qejfi ta thoshte “i fije” n’gegnisht “Shkodra që dum”

Para

Moti i nxehtë, UKT: Kujdes me ujin, çdo shpërdorim do ndëshkohet me ligj

Para
Punësoi 18 punonjës gjatë fushatës, zv/kryeministrja çon në prokurori UKT

Moti i nxehtë, UKT: Kujdes me ujin, çdo shpërdorim do ndëshkohet me ligj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.