Shqiptarët që jetojnë në SHBA e kanë pritur me protestë kreun e qeverisë Edi Rama i cili do të zhvillojë një takim me diasporën shqiptare në New York.
Ndërkohë është paralajmëruar se në këtë takim do të marrin pjesë administrata dhe krerët e bashkive të të gjithë vendit.
Protestuesit hedhin parulla, si: poshtë diktatura, poshtë komunizmi, poshtë Edi Rama.
Qytetarët shqiptarë në Amerikë shprehen se kanë dalë në këtë protestë kundër qeverisë së Ramës dhe shkatërrimit të opozitës shqiptare.