06:31 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Pritet rikthimi i të nxehtit afrikan, Ministria e Shëndetësisë jep KËSHILLAT si mund të përballohen temperaturat e larta

09:27 | 04/07/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Pritet rikthimi i të nxehtit afrikan, Ministria e Shëndetësisë jep KËSHILLAT si mund të përballohen temperaturat e larta

Duket se gëzimi nga ulja e temperaturave do të zgjasë fare pak. Kjo pasi sipas shërbimit Meteoalb pas ditëve të para të muajit që kemi hyrë, pritet një rritje e temperaturave e ngjashme me atë të ditëve të fundit të Qershorit.

Me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë këshillon si të përballoni temperaturat e larta gjatë këtyre ditëve të nxehta e çfarë duhet të keni më shumë kujdes.

Këshilla: Si të përballojmë temperaturat e larta

Çrregullimet nga i nxehti

Periudha të zgjatura me kushte meteorologjike ekstreme, të karakterizuara nga rritja e temperaturave mbi vlerat e zakonshme, imponojnë ndërmarrjen e disa masave për parandalimin dhe trajtimin e efekteve anësore të nxehtësisë mbi shëndetin.

Efektet anësore të të nxehtit mbi shëndetin manifestohen atëherë kur sistemi i brendshëm i rregullimit të temperaturës nuk arrin të eliminojë sasinë e tepërt të nxehtësisë me qëllim ruajtjen e vlerave normale të temperaturës trupore. Defiçitet e kompensimit fillimisht manifestohen me shenja dhe simptoma lehtësisht të korrigjueshme me ndërprerjen e ekspozimit ndaj nxehtësisë.

Por, nëse ekspozimi vazhdon, shenjat dhe simptomat e dekompensimit bëhen më serioze dhe njihen si stresi nga nxehti dhe goditja nga i nxehti.

Rritjet ekstreme të temperaturave mund të rëndojnë gjendjen e personave me patologji kronike. Rruga kryesore e eliminimit të nxehtësisë është nëpërmjet djersitjes por në situatë fizike dhe ambientale ekstreme, ky mekanizëm është i pamjaftueshëm. Nëse dhe shkalla e lagështisë së ambientit është e lartë, djersa avullon ngadalë dhe temperatura trupore mund të arrijë vlera mbi 40°C, duke dëmtuar organet vitale të organizmit.

Faktorët që ndikojnë mbi termorregullimin janë:

  1. Mosha (tek fëmijët e vegjël dhe tek të moshuarit është i reduktuar)
  2. Sëmundjet preekzistuese
  3. Përdorimi i disa medikamenteve
  4. Konsumimi i drogës dhe alkoolit

Shenjat dhe simptomat nga i nxehti:

Të parat që shfaqen janë:

  1. Dhimbje koke;
  2. Nauze dhe të vjella;
  3. Lëkurë e zbehtë dhe e ngrohtë;
  4. Puls i dobët;
  5. Rritje e temperaturës trupore;
  6. Gjendje të fikëti;
  7. Edema;
  8. Krampe muskulore;

Nëse ekspozimi vazhdon:

  1. Çrregullime të koshiencës që variojnë nga konfuzioni deri në humbje të plotë të koshiencës;
  2. Konvulsione;
  3. Rritje e frekuencës kardiake ;
  4. Dëmtime të rënda cerebrale, dekompensim akut kardiak dhe vdekje.

Protokoll i masave për parandalimin e dëmtimeve nga i nxehti

  1. Të evitohet ekspozimi në diell. Sidomos në pikun e temperaturave (nga ora 11:00 deri në 17:00)
  2. Ambienti në të cilin jetojnë të jetë i freskët dhe i ajrosur mirë, nëpërmjet ajrit të kondicionuar, ventilatorëve ose nebulizatorëve për lagështimin e ajrit. Të vendosen perde të errëta sidomos në dritaret e ekspozuara ndaj rrezatimit diellor. Të vendosen termometra për matjen e temperaturës së ambientit ku shpenzojnë më shumë kohë.
  3. Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë. Evitoni pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe aditivë të tjerë.
  4. Të konsumohen vakte ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm.
  5. Të vishen me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje me qëllim thyerjen e rrezatimit UV.
  6. Për personat që përdorin terapi mbajtëse, të mos e ndërpresin apo ndryshojnë atë, pa u konsultuar me mjekun përkatës.
  7. Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: Ministria e Shendetesisetemperaturat e larta
Pas

Fillon falimenti i Call Center? Brenda pak ditëve u mbyllën katër qendra

Para

Rama i sulet administratës, Manjani: Reformat, kur janë serioze fillojnë nga vetja!

Para
Manjani uron fituesin e bashkisë së Kavajës: Ka ende shpresë! Kjo fitore fillimi i fundit të ”të fortëve”

Rama i sulet administratës, Manjani: Reformat, kur janë serioze fillojnë nga vetja!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë pranë brigjeve të Kamçatkës në Lindjen e Largët ruse! Lëshohet alarmi për cunami

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

Greqi/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë Euro

Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

“Ulni armët dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

Gara për Asllanin, Torino “bezdis” Fiorentinën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.