Është shtyrë sërish seancqa gjyqësore për Emiljano Shullazin ndërsa pritet shkresa e Këshillit të Lartë Gjyqësor për të qartësuar pozicionet e gjyqtarëve.
Ndërkohë në seancë nuk ishte i pranishëm edhe njëri prej gjyqtarëve.
KLGJ, edhe pse kërkesa ka shkuar që në 23 dhjetor 2019, akoma nuk ka kthyer përgjigje. Kjo nuk është hera e parë që gjyqi për Shullazin shtyhet.
Kur ishte funksionale Prokuroria e Krimeve të Rënda gjyqi u shty me dhjetra herë, ndërsa me ngritjen e SPAK, kjo është hera e tretë që shtyhet.