Në Novoselë do të bëhet evakuimi i 3 mijë banorëve raporton “Fax News”. Këta banorë do të vendosen në Shkollën “Industriale”te Vlores, në stadium dhe në Pallatin e Sportit të qytetit.
Novosela është një nga fshatrat më të prekur nga përmbyjet. Deri më tani nuk raportohen asnjë viktimë por dëmet materiale janë të mëdha.
Katet e para të shtëpive janë të mbuluara nga uji dhe banorët janë pa rrymë elektrike që prej mbrëmjes së djeshme. (J.V/Faxweb)