Kryeministri i vendit Edi Rama në pritjen e fundvitit të organizuar më mësuesit u shpreh se do të ketë një program për rritje pagash.
Kryeministri foli gjithashtu dhe për reformën e drejtuesve në arsim duke u shprehur se do të transformohet mënyra e strkturimit në territory por edhe në funksionet e zyrave të arsimit.
“Reforma e drejtimit në arsim është duke transformuar mënyrën e strukturimit në territorit por edhe funksionet e zyrave të arsimit. Do të merret vendimi dhe do të mirptiten sugjerime.
E fundit kemi në program rritjen e pagave të mesuesit, janë rritur ndjeshëm, por që ka ardhur qysh në fillim të mandatit të parë, për këtë arsye do të vazhdojë rritja progresive e pagave të mësuesit.
Zhvillimi në tërësi do të jetë shumë rigoroz, ndaj të gjithë që dalin me sukses në filtratat e testimeve, do të kujdesen që paralelisht të rrisin të ardhurat për ju dhe familjen tuaj. Kjo do të bëhët në vijimsi.
Paga ime është padrejtësisht shumë më e madhe se e juaja, nuk mund tju premtoj se do të jetë shumë afër times, e juaja do të rritet por ama e imja nuk do të rritet.” u shpreh Rama.
Ndërkohë që në faqen e tij në Facebook ai shkruan se disa nga objektivat tonë janë:
-Ndërtimi i 140 shkollave të reja model për 40 mijë nxënës, si dhe 61 qendra të këshillimit të punësimit dhe karrierës;
-Nga 3 mijë nxënës që gjetëm në arsimin profesional, aktualisht janë të regjistruar 27 mijë e deri në 2021-n, do të jenë të regjistruar mbi 54 mijë të rinj shqiptarë;
-Çdo bashki do të ketë të paktën një shkollë profesionale, të specializuar në nevojat e tregut lokal.
-Do vazhdojmë rritjen progresive të pagave për mesueset e mësuesit.
(M.Q/Faxweb)