Në një intervistë ekskluzive për Fax News, kreu i dhomës amerikane të tregtisë, Mark Crawford ka folur për klimën e biznesit dhe raportin e qeverive me investimevet e huaja.
Duke shprehur shqetësimin, Crawford tha se një problem i madh mbetet paqëndrueshmëria e TVSH mbi bizneset.
“Nuk mund të parashikojmë dot si do të ecë TVSH e biznesit.” – u shpreh ai.
Ai tha se ka problem me TVSH dhe për këtë po dhoma amerikane po flet vazhdimisht me qeverinë. Sipas Crawford, problem të mprehta mbeten, rritja e taksave, monopolet, ekonomia informale.
“Shpresojmë të shkojë në një drejtim pozitiv. Për taksat duhet të jemi konkurrentë në rajon.” – u shpreh Crawford.
Sa i përket raportit dhe mbështetjes së Ambasadës Amerikanë ndaj Dhomës Amerikane të Tregtisë, Crawford tha se ambasadat zakonisht nuk kanë shumë lidhje me biznesin por me politikën
Crawford u shpreh edhe se nuk shkon të investojë në sektorë ku ka shqiptarë por më tepër investon në sektorë ku ka ndonjë pengesë për investim si përshembull në sektorin e financës.
(E.L/Faxweb)
Discussion about this post