20:12 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Problem janë taksat, problem është qeveria”, Tabaku: E konfirmoi Dhoma Amerikane e Tregtisë

15:13 | 23/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
(Foto) Reagimi i Ramës kur Tabaku i tregon derën e burgut Gjiknurit

Deputetja e PD, Jorida Tabaku shkruan përmes një statusi në Facebook se sipas pyetësorit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Shqipëria ka rënë me 2.15 pikë dhe se taksat e larta janë pengesa kryesore e bizneseve në vend. Tabaku shprehet se taksat në vend janë rritur me mbi 2 mld USD kumulativisht dhe bizneset vazhdojnë të mbyllen, ndërsa sipas saj shpëtimi është taksa e sheshtë dhe një qeverisje e djathtë.

Statusi i Tabakut:

Problemi është taksa, problemi është qeveria!

Një tjetër zë i rëndësishëm dhe me peshë i është bashkuar sot shqetësimit të bizneseve vendase dhe opozitës, Dhoma Amerikane e Tregtisë në vlerësimin e saj vjetor nënvizon se problemi në vend janë taksat. Pyetësori i bërë publik prej saj nënvizon se Shqipëria ka rënë me 2.15 pikë dhe se taksat e larta janë pengesa kryesore e bizneseve në vend shoqëruar me burokracinë e lartë.

Që nga paketa fiskale 2014 biznesi vendas është kthyer në një kavie eksperimentale e qeverisë. Taksat në vend janë rritur me mbi 2 mld USD kumulativisht. Bizneset vendase vazhdojnë të mbyllen dita ditës ndërkohë që tërheqja e investimeve të huaja është minimale. Një situatë e tillë paralajmëron një krizë në rritjen ekonomike të vendit dhe njëkohësisht një krizë në konsum. Taksat e vendosura nga qeveria po thellojnë pabarazinë dhe po varfërojnë përditë shqiptarët.

Shpëtimi i vetëm është taksa e sheshtë dhe një qeverisje e djathtë, me taksa të ulëta, derregullim të lartë dhe incentiva fiskale në shërbim të sipërmarrjes. Dhoma Amerikane e Tregtisë njësoj si shumë prej bizneseve shqiptare evidenton qartë se problemi sot në vend është qeveria!

(E.L/Faxweb)

Pas

Njihet si moderatorja më serioze, por ja si ekspozohej dikur Rudina (FOTO)

Para

Mori peng 10 persona në jug të Franës, vritet terroristi në luftë me policinë

Para
Merren peng 10 persona në një market në Francë, 2 prej pengjeve vriten

Mori peng 10 persona në jug të Franës, vritet terroristi në luftë me policinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

“Një çati për aspiratat e Ballkanit”, Sekretari i Përgjithshëm i KBR-së takim me ambasadorët e PSEE: E ardhmja jonë varet nga bashkëpunimi

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton rezultatin përfundimtar, PD ankimon për Kukësin

SHBA lehtëson sanksionet për Sirinë

Preç Zogaj: Neni i shumëbrohoritur i dorëheqjes që nuk do të zbatohet ndonjëherë nga Berisha

Aspiron të jetë kryetare e PD? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

E mbështetën oligarkët dhe PS-ja? Tabaku i përgjigjet akuzave që vijnë nga brenda PD: Nuk më mërzisin, as më dekurajojnë. Mesazhi që mora nga Berisha…

Kuotat në HEC-in e Fierzës poshtë mesatares normale për stinën, nga 296 që është pika maksimale në 281 metër. Shkak, mungesa e reshjeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.