Jose Mourinho është rrëfyer se gjatë muajve të verës refuzoi oferta të çmenduar vetëm që te jetë akoma trajner i Romës.
Portugezi për momentin është nën presion për shkak të rezultateve negative të ekipit javët e fundit, sidomos pas humbjes 4-1 në Genoa. Në 6 ndeshjet e fundit Roma ka marrë vetëm 5 pikë.
Pavarësisht vështirësive, Mourinho ka shprehur besnikëri ndaj klubit.
“Në verë kisha ofertat më të rëndësishme dhe më të çmendura që një trajner ka pasur në historinë e futbollit”, tha Mourinho.
“I refuzova për shkak të fjalës sime. Tani duket se jam unë problemi, nuk e pranoj këtë. Nuk e pranoj se nuk është e vërtetë, nuk jam unë problemi”, u shpreh Mourinho.