Situata e zjarreve vijon të jetë problematike në zonën e Mirditës. Zjarri në Thirrë vijon të jetë aktiv duke duke shkrumbuar një sipërfaq prej 200 hektarë tokë.
Edhe zjarri në fshatin Lalm të Lezhës ka marrë përmasa të mëdha duke përparuar në të gjithë pjesën e malit në drejtim të Rubikut.
Flakët po përhapen me shpejtësi duke rrezikuar dhe fshatin Katund i Vjetër në Rrubik. Zjarrfikësit e kanë të pamundur vendosjen nën kontroll të flakëve për shkak dhe të terrenit të vështëri, ndaj kërkohet ndërhyrje nga ajri.
Kjo vatër zjarri është aktive që prej një jave. Megjithëse zjarrfikësit e Lezhës kanë punuar 24-orë, e kanë patur të pamundur shuarjen totale të tij. Kjo dhe pasi bimësia e madhe në këtë zonë ka ndihmuar në përparimin e flakëve.