20:30 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Probleme me alergjitë, si të kujdesemi tani në stinën e pranverës

12:38 | 15/05/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Probleme me alergjitë, si të kujdesemi tani në stinën e pranverës

Ndërrimi i stinëve, luhatja e shpeshtë e temperaturave, ndotja ambientale duket se nxisin akoma më shumë alergjitë dhe problemet me rrugët e frymëmarrjes.
Lodhje, teshtitje, stres dhe shumë herë paaftësi për t’u mbushur me frymë. Përballë këtyre shqetësimeve shumëkush bëhet merak për problemet që po shfaqen në trupin e tij, teksa të tjerë edhe mund ta nënvlerësojnë për gjendje gripale.
Por thjeshtimi i situatës jo gjithmonë është zgjidhje e problemit, pasi me kalimin e viteve, një pamundësi për t’u mbushur me frymë, teshtitje dhe skuqje lëkure mund të jenë shenjat paralajmëruese të një alergjie, për të cilën specialistët bëjnë thirrje që të mos neglizhohen.
Problematika të tilla si alergjitë kronike, sipas specialistëve, prekin në masë të madhe gratë, gjashtë herë më shumë se burrat. Bëhet fjalë për shqetësime, të cilat lidhen me cilësinë e dritës, “që shkakton ndryshime në nivelet cerebrale apo në tru”.
Pranvera provokon shqetësime edhe tek ai 10 për qindsh i popullsisë që vuan nga çrregullimet e humorit. 40 për qind vuan në mënyrë të veçantë nga “hapat” sezonalë, me manifestime që konsiderohen një përkeqësim. Pa harruar alergjitë, veçanërisht ato që vijnë nga poleni dhe nga lulet, që shkatërrojnë ditët e miliona njerëzve, duke provokuar shqetësime serioze.
Megjithatë, specialistët vënë në dukje se është konsulta me mjekun specialist që përcakton diagnozën dhe kurën përkatëse.
Por, çfarë i shkakton alergjitë e pranverës?
Grimcat e imta, të cilat mbarten nga pemët, bari dhe poleni, janë shkaktarët më të shpeshtë të alergjisë së pranverës. Kur grimcat e polenit arrijnë në hundën e personit alergjik, sistemi imunitar i njeh si sulm në organizëm. Për këtë krijohen antitrupat, të cilët sulmojnë alergjenët, gjë që shpie në lirimin e histaminës në gjak, i cili është iniciator i reaksioneve alergjike, siç janë: rrjedhja e hundës, kruarja e syve etj. (S.SH/SHUPLAKA)

 

Etiketa: Alergjitekujdesikujdesi ndaj alergjive
Pas

“Veliera”, Shoqëria Civile dhe “Shteti” përplasen tek Administrativja, nuk lëshojnë pe

Para

Cilat janë 16 linjat kur Tatimet hetojnë bizneset për evazion

Para
Cilat janë 16 linjat kur Tatimet hetojnë bizneset për evazion

Cilat janë 16 linjat kur Tatimet hetojnë bizneset për evazion

Discussion about this post

 



Të Fundit

Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën

Gjuriç kërcënon hapur me luftë: Serbët të zbritur nga qielli, Kosovën e marrim kur të jemi të denjë

Bllokadë ndihmash prej 11 javësh/ OKB ultimatum: Ushqimi për foshnje duhet të shpërndahet ‘urgjentisht’ në Gaza

Operacion i Suksesshëm i Forcës Detare Shqiptare në Egje / Shpëtohen 13 Emigrantë

Gjykata e Lartë lë në fuqi “arrestin në shtëpi” për Kreshnik Farrukun, por IEVP Elbasan refuzon ta zbatojë vendimin

Lituania çon në Hagë Bjellorusinë, e akuzon për orkestrimin e një krize migracioni

“Kam bërë mjaftueshëm”, Elon Musk planifikon të ulë donacionet e tij politike

Meta urdhëron analizë për rezultatin më 11 maj, për çfarë dyshon kreu i PL?

PD “kërkesë urgjente” KQZ-së: Mos certifikoni rezultatin e votave të diaspora

Aksident i rëndë te Fafa, në Institut, Tiranë/Makina përplas këmbësorin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.