Temperaturave të larta mbi 40 gradë kanë ‘’zhveshur” VIP-at, duke bërë që gjithnjë e më shumë në rrjetet sociale të postojnë foto me rrobabanje apo nga pushimet e tyre buzëdetit.
Këtij trendy nuk i ka shpëtuar as juristja e njohur Eni Çobani, e cila ka postuar së fundi një foto me trupore, ndërkohë që edhe më i çuditshëm është caption me të cilin ka shoqëruar foton e saj.
“Gjërat përfundojnë, njerëzit ndryshojnë, po a e dini çfarë? Jeta vazhdon”, shkruan ajo në foton e saj në Instagram.
Nuk dihet se kujt ia drejton Eni këtë mesazh, po le të shpresojmë se gjërat në jetën e saj personale janë në rregull, dhe nuk ka ndonjë krisje në jetën familjare.
Prej shumë vitesh ajo është kthyer në një personazh të dashur të ekranit, pasi çdo të dielë shfaqet në zgjidhje të çështjeve të ndjeshme familjare, në rubrikën e saj “Shihemi në Gjyq”.