Përdoruesit e Microsoft në mbarë botën, duke përfshirë bankat dhe linjat ajrore, raportuan ndërprerje ditën e sotme, disa orë pasi kompania e teknologjisë tha se po rregullonte gradualisht një problem që ndikonte në aksesin në aplikacionet dhe shërbimet e Microsoft 365. Deri tani nuk raportohet se kemi të bëjmë me një sulm kibernetik.
Shkaku, natyra e saktë dhe shkalla e ndërprerjes ishin të paqarta. Microsoft në një postim ne rrjetin social ‘X’ tha se situata po përmirësohej, por ndërprerjet e përshkallëzuara ende po raportoheshin në mbarë botën.
Faqja e internetit DownDectector, e cila gjurmon ndërprerjet e internetit të raportuara nga përdoruesit, regjistroi ndërprerje në rritje në shërbimet në Visa, sigurinë ADT dhe Amazon, dhe linja ajrore duke përfshirë American Airlines dhe Delta.
Mediat e lajmeve në Australi raportuan se linjat ajrore, ofruesit e telekomunikacionit, bankat si dhe transmetuesit e mediave u ndërprenë pasi humbën aksesin në sistemet kompjuterike. Disa banka të Zelandës së Re thanë se ishin gjithashtu jashtë linje, raporton Asosieted Press.
Në Spanjë është raportuar për një “incident” në të gjitha aeroportet e vendit. Klientë të shumta kanë raportuar se nuk janë në gjendje të hyjnë në llogaritë e tyre bankare .