Tendenca e operacioneve plastike kohët e fundit sa vjen e rritet. Sigurisht kjo rritje ka ardhur si shkak të benefiteve të shumta që vijnë prej operacioneve, por askujt nuk i kishte shkuar mendja që femrat do të ndryshoheshin deri në pikën që mos të njiheshin më.
Një ngjarje e tillë ka ndodhur në një aeroport ne Korenë e Jugut ku tre gra janë ndaluar pasi në udhëtimin e kthimit ato nuk ngjanin fare me letrën e tyre të njoftimit.
Sipas raporteve të mediave në gjuhën kineze fotoja thuhet se është marrë në një aeroport të Koresë së Jugut gjatë festës së Ditës Kombëtare të Kinës, sipas Apple Daily.
Sipas hetimeve të kryera të momentit, gratë nuk rezultonin të ishin midis turmave të turistëve kinezë që kishin vendosur të udhëtonin për festën kombëtare tetëditore të Kinës.
Ndërkohë që ato po prisnin që identiteti i tyre të konfirmohej, kjo skenë ka shërbyer si incident zbavitës për disa nga njerëzit që ishin të pranishëm aty. Disa të tjerë argumentojnë se gratë ishin brenda të drejtave të tyre për të ndryshuar pamjen e tyre përmes operacionit.
(B.N/Shuplaka
)