Tiago Alantara është lënduar në stërvitjen e sotme realizuar me ekipin e tij Bajern Mynih.
Mesfushori spanjoll, ka pësuar një lëndim në seancën stërvitore që janë duke zhvilluar në Doha të Katarit.
Klubi bavarez ka bërë të ditur rreth lëndimit të lojtarit përmes profilit zyrtar në rrjetin social “Twitter”.
“Thiago ka pësuar një tërheqje muskulore në këmbën e tij të djathtë. Rikuperimi i tij do të monitorohet”.
Dëmtimi i Tiagos është një mungesë e rëndësishme për trajnerin Ançeloti i cili ka ndërtuar skuadrën rreth tij.
Discussion about this post