Ajo është padyshim një nga modelet me orgjinë shqiptare më të komentuara, kjo për shkak edhe të karrierës së saj jashtë vendit. Po duket se jo gjithçka po shkon mirë me të.
Modelja shqiptare Emina Cunmulaj duket se çdo gjë e ndan me ndjekësit e saj duke i përditësuar me rutinën e përditshme, shtatzaninë dhe gjendjen shëndetësore.
Nëse dje ishte në formë të mirë duke bërë edhe sondazhe në Insta Story, dita e sotme e ka gjetur Eminën në regjim shtrati për shkak të gjendjes gripale në të cilën ndodhet.
Ajo ka postuar një foto tjetër ku u tregon ndjekësve të saj se ndihet e lodhur dhe ka dhimbje në të gjithë trupin. Mjekët i kanë rekomanduar modeles regjim shtrati pasi simptomat e gripit janë më të rënda për një femër shtatzëne. Dhjetra fansa nëpërmjet komenteve i kanë uruar Eminës shërim të shpejtë madje e kanë këshilluar të ushqehet mirë dhe të kujdeset për veten.
(E.K/FAXWEB)