Kryetari i pezulluar i Gjykatës së Apelit të Durrësit, Petrit Çeno ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që do të verifikojë dosjen e Petrit Çeno, përfaqësohet nga Etleda Çiftja, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.
Petrit Çeno është i pari zyrtar i drejtësisë që po kalon në veting, ndërkohë që është nën hetim për korrupsion pasiv.
Gjatë seancës relatorja Çiftja deklaroi se:
“9 shkurt 2018, KLD ka pezulluar përkohësisht për shkak të marrjes si i pandehur nga Krimet e Rënda. Pavarësisht kësaj, KPK ka kryer hetim administrativ, ndërsa janë dërguar vlerësimet nga tre shtyllat e hetimit.Përtej raportit të ILDKPI, KPK ka kryer hetim më vete për subjektin e rivlerësimit dhe për trungun familjar. ILDKPI, konstaton se subjekti nuk ka burime të lugjshme, ka kryer fshehje dhe ka kryer deklarimë të rrem.
KPK vendosi të pëfundoj hetimin dhe njoftoi subjektin duke i vënë të gjitha provat në dispozicion dhe dike i kërkuar argumentimin. Subjekti në deklaratën Veting: Apartament 98 m2 dhe garazh 22 m2, blerë në 2003. Burimi ka deklaruar të ardhurat familjare deri në 1997.
KPK ka gjetur mospërputhje deklarimi, pasi subjekti apartamenti nuk korrespondon me kohën e deklaruar, njëkohësisht me garazhin. Ka mungesë në dokumentacionin ligjor, mospërputhje të vlerës së garazhit, ndërsa secili dokument i paraqitur nuk kanë të njëjtën vlerë.
Bashkëshortja nuk ka dokumentacion për justifikimin e të ardhurave, bizneset furrë buke dhe konfeksione.
Pasuria nr. 2, apartament 79m2 në Golem të Kavajës. Burimi i krijimir me të ardhura familjare. Nga hetimi administrativ konstatohet me mospërputhje të deklarimeve në 2003 dhe në 2018.
Nuk ka deklaruar vlerën e apartamentit. Çmimi 1.980.000 lekë është sa gjysma për banesa sociale, përsa i përket asaj kohe. Subjekti e ka blerë shumë më lirë nga çmimi i tregut dhe e ka shitur rreth 30 mijë euro.
Në deklaratën e 2007 nuk ka deklaruar nëse i ka shpenzuar këta 32 mijë euro apo jo. Në lidhje me konstatimet e KPK, ka prova që po shqyrtohen. 144 m2 apartament në Tiranë në pronësi të bashkëshortes, dhe garazh. 172500 euro, dhe garazhi. 196500 euro në total.
Nga hetimi administrativ, pas raportet e ILDKPI, rezulton se një këst me 49 mijë euro ka mospërputhje me kohën. Subjekti e ka shlyer shumën para nënshkrimin për një kontratë sipërmarrjeje. Të gjitha të padeklaruara në Veting. Kësti i dytë ka plrputhshmëri, 60 mi euro. Kësti i tretë 60 mijë euro, ka pasaktësi në të gjitha komponentët, kohë, shumë, vlerë.
Rezulton se këstet janë paguar në 2014 e jo në 2015, jo 63 mijë euro, por 58.500 euro. Nuk ka deklaruar në deklaratën Vetting këstin e fundit. Subjekti nuk ka të ardhura për pagesat e kësteve 1 dhe 3. Mungon dokumentacioni shoqërues për pagesat. Subjekti ka paraqitur provat për të nxjerr të kundërtën.
3 mijë metra 2 ullishte në Shkallnur dhe 2775 m2, burim ligji 7501, të bashkëshortes. Nga hetimi konstatohet se ka mospërputhje dokumentacioni për të dyja ullishtes, me dokumentacionit që disponojnë institucionet. Pasuritë janë fituar më numra të tjerë APTP-je. Mospërputhje me vendbanimin e të dyve, bashkëshortja figuron diku tjetër, ai diku tjetër.
Një tjetër apartament në Kavajë, deklarohet se është blerë 55 mijë euro, e shitur më vonë, 95 mijë euro. Nga hetimi, KPK-së i ka rezultuar se nuk është deklaruar aktmarrëveshja. Moskoordinim edhe me kohën e pagesave.
Kredi 82 mijë euro në një bankë të nivelit të dytë, me kolateral pasuri të subjektit dhe bashkëshortes. Në dokumentacion konstatohet se llogaria është e marrë në tre emra, bashkë me të birin. KPK konstaton mospërputhje lidhur me detyrimet e papaguara. Deklarim i pasaktë në deklaratën Vetting.
148 m2 apartament në Kavajë, i blerë me paratë e kredisë. Konstatohet se subjekti nuk ka deklaruar aksionet e djalit në PL Shpk, dhe 5 shoqëri të tjera . Mospërputhje deklarimesh për kohën kur është bërë ortak.
Automjet Renault, 18.500 mijë euro, paguar me kredi në 2005 dhe kursime familjare. Nga hetimi i KPK ka rezultuar se ka mospërputhje të çmimit në deklaratat e 2005 dhe deklaratën veting, por edhe nga shoqëria që e ka shitur.
Ka deklarim që nuk përputhet edhe me kohën.Shkollim të së bijës në Londër, ka mospërputhje me shumat e deklaruara.
Mbrojtja: Subjekti ka dërguar provat përkatëse. Doja të specifikoja, në lidhje me kërkesat paraprake të Çenos, të cilat janë vënia në dispozicion të dosjes. E gjithë procedura e KPK e panjohur për ne, pasi kominikimi është bërë vetëm me email. Subjekti ka tentuar ta dorëzojë dorazi, por nuk është lejuar, pasi duhej të sillej vetëm me postë. Afati 10 ditor është konsumuar nga subjekti, ndësa KPK e na refuzuar.
Në lidhje me pasurinë, ka pasaktësi, nuk ka bërë rivlerësim të drejtë. Deklarimet kanë filluar në 2003-shin, ndërsa shumë detaje nuk janë kërkuar që të deklarohen, gjë që sot kërkohen nga KPK. Komik fakti që bashkëshortja e subjektit rezulton pa të ardhura deri në ’96. Ajo nuk ka patur mundësi të nxjerri dokumentacion për këtë kohë pasi janë djegur në ’97-ën.
Hetimi për gjyqtarin
Në shkurt të vitit 2018 Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi pezullimin nga detyra të kryetarit të Gjykatës së Apelit Durrës Petrit Çeno dhe dy gjyqtarëve të tjerë të po kësaj gjykate Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri.
Vendimi u mor pasi Prokuroria e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, kishte njoftuar pak ditë më parë Këshillin se të tre gjyqtarët ishin marrë si të pandehur, në vijim të hetimeve të nisura ndaj tyre që Janarin e vitit 2017.
Të tre gyqtarët dyshohen për korrupsion, pasi në vitin 2014 kanë udhëtuar drejt Spanjës për të ndjekur një ndeshje futbolli, me shpenzimet e një biznesmeni, Namik Sadiku, i cili ishte palë në një proces civil, të drejtuar prej tyre, lidhur me pronësinë e një resorti turistik në Durrës.
Madje nga hetimet rezulton se ata kanë udhëtuar së bashku me biznesmenin në fjalë, i cili kishte humbur gjyqin në shkallën e parë. Por më pas ai arriti të fitonte procesin në Apelin e Durrësit. Të tre gjyqtarët kanë hedhur poshtë akuzat se udhëtimi i tyre është paguar nga biznesmeni Sadiku.