Marash Logu i ftuar në emisionin “Pushteti” në Fax News ka diskutuar në lidhje me reformën në drejtësi.Ai ka diskutuar në lidhje me cilësinë e shërbimit që marrin qytetarët në dyert e gjykatave, ndër të tjera shprehu se si pasojë e procesit të vettingut që i janë nënshtruar shumë gjykatës dhe prokurorë ka bërë që proceset gjyqësore të qytetarëve të shtyhen.
Pjesë nga diskutimi:
Reforma në drejtësi e cila u miratua në vitin 2016 u bë për qëllim që të kthehej besimi i qytetarëve te drejtesia, por lind pyetja nëse e marrim sot shërbimin nga drejtësia.Sot qytetarët nuk po marrin drëjtesi, Gjykata e Lartë vazhdon të jetë akoma e pa plotësuar.
E rëndesishme është çeshtja të zbatohet dhe cilësisa e marrjes së shërbimit të qytetarit të funksionojë, por për shkak se gjyqtarët janë në procese vettingu qytetarëve u janë shtyrë çështjet e tyre.Një inspektor e ka të pamundur ta mbajë nën kontroll te gjithë sistemin e drejtësisë.Avokatët dhe gjyqtarët të cilët kanë vepruar kundër me ligin nuk mund të shkojnë në Universitetin e Drejtësisë.